Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,562 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Pinzolo – Mazzarri: “Nuk e prisja kete mirepritje. Ajo qe premtoj…”

Pinzolo – Mazzarri: “Nuk e prisja kete mirepritje. Ajo qe premtoj…”
Andi Prifti

Ne Pinzolo, ne sheshin perballe PalaDolomiti, tifozet Interiste kane mirepritur Mazzarrin dhe staffin e tij. inter.al jua tregon te gjithe biseden:

Ora 21 – Eshte gjithçka gati qe te nise mbermja. Scarpini del ne skene.

Tekniku prezantohet bashke me grupin e tij. Fillohet me Massimo Dellacasa qe punon tek Interi prej 31 vitesh si fizioterapist. Me pas, vellai i tij, Marco Dellacasa, prej 20 vitesh tek Interi, edhe ai fizioterapist. Eshte rradha e Galbiatit. Luigi Sessolo, eshte ai i perket grupit te fizioterapisteve. Pergatitesi i rekuperimit eshte Maurizio Falchini. Te njejtin rol ka dhe Andrea Scanavino.

MJEKET – Samuele Curato, Giorgio Panico (prej 8 vitesh tek Interi). Pergjegjes per sektorin e mjekeve eshte profesori Franco Combi.

DIRIGJENTE TE SKUADRES – Konsulenti i pjeses teknike eshte Giuseppe Santoro qe ka ardhur kete vit.

MANAXHERI I EKIPIT – Ivan Ramiro Cordoba (fillon kori) qe ka luajtur 14 vite tek Interi. Ai thote: “Duhet tu them faleminderit te gjithe ju per pasionin qe keni per Interi. Duhet te rrini te qete, sepse po kerkojme diçka qe tua shperblejme.

ANALIST I NDESHJEVE – Michele Salzarulo

BEPPE BARESI – Bashkepunetor me pjesen teknike. Ka luajtur tek Interi 15 vjet, me pas kaloi si dirigjent dhe si trajner pas 21 sezonesh me Interin.

BASHKEPUNETORE – Luca Vigiani, asistent. Pergatites atletik: Giuseppe Pondrelli. Zevendes-trajner: Nicolo Frustalupi.

MAZZARRI: (duartrokitje dhe kore per teknikun e ri) : “T’ju them te verteten, nuk e kam pritur gjithe kete mikepritje nga ana juaj, prandaj ju falenderoj.”

METODA  – “Metoda ime eshte e njejte çdo vit. Djemte jane te karikuar, te gjithe duam ta harrojme ate qe ndodhi sezonin e kaluar, qe nuk i shkojne per shtat ketyre ngjyrave. Ata e vleresojne punen dhe nese nuk arrijme t’ju pershendesim gjithmone te na falni. Puna ime eshte garanci dhe keto energji pozitive duhet t’i tregojme dhe ne fushe bashke me ndihmen tuaj.

PREMTIMI  – “Duam te jemi nje skuader pozitive, qe nuk dorezohet kurre. Kam trajnuar skuadra te ndryshme deri tani, i kemi vendosur te gjitha skuadrat ne veshtiresi dhe shpresoj qe te ndodhe dhe ketu e njejta gje.

TRENTINO – “Eshte klima e duhur, organizimi i duhur, strukturat jane te pershtatshme per te bere sa me mire punen tone.”

Duartrokitjet e fundit. Trajneri dhe staffi  i tij i lene takim skuadres dhe tifozeve neser ne oren nente e tridhjete minuta.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.