Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | September 20, 2019

Scroll to top

Top

759 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Pioli, ‘day one’ tek Interi: sot kontakti i pare me grupin ne Appiano Gentile!

Pioli, ‘day one’ tek Interi: sot kontakti i pare me grupin ne Appiano Gentile!
Inter Club Staff

Nje dite pasi vuri firmen e zeza mbi te bardhe ne kontraten qe e lidh me Interin deri ne 30 qershor 2018, marreveshje ne te cilen do te fitoje 1,4 milione euro deri ne 30 qershorin qe vjen dhe me pas 2 milione euro ne sezon ne sezonin tjeter.

Stefano Pioli sot ne mengjes do te drejtoje stervitjen e pare ne Appiano Gentile dhe te gjithe tifozet jane sy e veshe per te rejat e fundit nga kampi zikalter, ndersa neser do te mbahet edhe konferenca per shtyp e prezantimit te tij.

Ne stafin e ish-tranjerit te Lazios, do te jete zevendes Giacomo Murelli, bashkpunetor teknik Davide Lucarelli dhe pergatites atletik Matteo Osti dhe Francesco Perondi. Do te vazhdoje te zhvilloje punen afer skuadres edhe Walter Samuel, qe prej ndarjes me De Boer e deri me sot eshte bere nje pike referimi prezente afer skuadres. E fundit, por jo nga rendesia, djali i Gianmarocos do te jete ne stafin e ri te Piolit si ‘match analyst’.

Ne kete mengjes, me ardhjen e tij ne Appiano Gentile, Pioli do te gjeje nje skuader te pergjysmuar per shkak te impenjimeve me kombetaret respektive te lojtareve, por qe ne momentin e pare do te shihet se si mund te ndikoje ai nga ana fizike tek skuadra dhe nga ana mentale. Pioli do te flase edhe me Stefano Vecchin qe ka drejtuar skuadren per rreth 5 dite, per te kuptuar me mire ambjentin zikalter sepse tranjer i Primaveres zikalter ka pasur mundesi te flase me lojtaret dhe do te ishte nje ndihmese mjaft e madhe per tranjerin e ri. Te gjitha keto lajme i sjell Gazzetta dello Sport ne numrin e saj te sotshem.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.