Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

474 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Pioli, dhelpra dhe Europa: “Tekniku i Milanit tenton te manipuloje opinionin publik hapur duke mashtruar.”

Pioli, dhelpra dhe Europa: “Tekniku i Milanit tenton te manipuloje opinionin publik hapur duke mashtruar.”
Inter Club Staff

“Inter i ka dhene gaz kur ka dale nga Europa e prandaj nuk po ndalet me”, na paskerka thene Pioli dje.

Edhe pse duket sikur tekniku i Milanit – qe me shume flet per skuadren e tij te zemres, Interin, se sa per skuadren e tij aktuale – po tenbton te tregoje te verteten, ai thjesht me kete fraze mundohet ta manipuloje ate.

Pse mundohet ta manipuloje? Sepse eshte shume e thjeshte: mjafton te hapesh kalendarin per te kuptuar se ajo qe ka thene ai eshte totalisht e pavertete.

Sapo lexova fjalet e tij diten e djeshme, me deshiren per ti dhene te drejte ‘Padre Piolit’, ju futa kerkimeve per te pare se sa shume ndeshje paska luajtur Milani me shume se Interi qe paska filluar te vuaje kaq shume.

Kerkimin e nisa qe prej nentorit, kur Interi ka qene ende ne grupet e Champions dhe Milani ne grupet e Europa League, duke llogaritur 20 ndeshjet e fundit.

E cfare del perpara? Qe Interi ne 20 ndeshjet e fundit te Serie A ka fituar 53 pike ne krahasim me 39 piket qe ka fituar Milani.

Por me e bukura eshte dicka tjeter: a e dini se sa ndeshje zyrtare ka luajtur Milani me shume se Interi qe nga nentori? VETEM 1. Nje. One. Uno. Ta themi ne disa gjuhe, se mbase disa nuk e kuptojne.

Pra, Interi i paska dhene gaz se ka dale nga Europa, dhe na paskerka pasur me pak ndeshje se Milani, por e verteta me sa duket nuk na qenka aspak e tille.

Tranjeri i Milanit, si nje dhelper e vertete qe rrushin nuk e kap dot, e zhvlereson ate duke thene se te tjeret kane pasur fat, ndihma, skane pasur demtime.

Por nuk eshte hera e pare qe kjo ndodh. Pertej kesaj, ky eshte nje tregues i mirefillte se sa deluzional jane bere.

Nuk dine cfare te thone e cfare te shpikin. Ajo humbje ne derbi la pas ne Milanon skarco vetem toke te djegur.

Ashtu si do donte Pioli te shikonte njehere Interin pa Lukaku, Lautaro dhe Sanchez, ashtu do donim edhe ne ta shikonim njehere Milanin pa penallti kete sezon duke luftuar per mbijetese me Spezian, Beneventon, Parmen dhe Crotonen.

Gjithcka po e mbyll me nje fraze teper te bukur qe Pioli ka thene para pak kohesh: “Kush fiton feston dhe kush humbet shpjegon”. Kaq mjafton per momentin.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.