Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,654 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Pioli: “Duhet te reagojme dhe te bejme sa me shume pike. Merkato? Eshte akoma heret. Medel…”

Pioli: “Duhet te reagojme dhe te bejme sa me shume pike. Merkato? Eshte akoma heret. Medel…”
Bujar Berishaj

Trajneri i Interit, Stefano Pioli ka folur sot ne konference per shtyp para ndeshjes qe do te luhet te henen me Fiorentinen. Duke iu pergjigjur pyetjeve te gazetareve ai ka thene:

Sa jeni i zemeruar per mbremjen izraeliane? Keni pare deshire per te reaguar?
“Duhet te reagojme, e presim te gjithe. Luajtem mire ne pjesen e pare dhe keq ne te dyten. Kam nje grup inteligjent, qe di te mesoj nga gabimet dhe mund te bej nje paraqitje te mire”.

Tani do te kete disa largime nga ekipi?
“Duhet te mendojme per ndeshjet qe na presin deri me 21 dhjetor, pastaj do te behen zgjedhjet e duhura per t’u permiresuar”.

Gjerat qe te kane pelqyer? Dhe ato qe s’te kane pelqyer?
“Qasja ndaj stervitjeve dhe ndeshjes, ne te dy ndeshjet kemi arritur te nenshtrojme kundershtarin. Nuk mund te mendojme qe ndeshjet jane te fituara, duhet te luajme per 90 minuta. Gabime te tilla nuk duhen bere me”.

Sa ju penalizon lendimi i Medel?
“Gary eshte nje lojtar vendimtar, por ka elemente qe mendihmojne te mbuloj mungesat. Kam mbrojtes te mire, por duhet te permiresohemi ne fazen pa top”.

Eshte dashur te perballeni ndonjehere me problemin e golave te pesuar?
“Ne cdo sezon ka nje problem per t’u zgjidhur ose ka ngecje ne nje faze. Duhet t’i permiresojme ekuilibrat, nese nuk mbrojme mire rrezikojme. Duhet te permiresohemi ne kete drejtim”.

Tani filon nje mini-cikel i ndeshjeve te rendesishme. Sa pike do te duhen per te qendruar ne gare per Champions?
“Duhet te angazhohemi shume, ka shume skuadra dhe pike per te rekuperuar. Por te mos bejme kalkulime, te mendojme ndeshje pas ndeshje. Te henen kemi rastin per te shfrytezuar dhe te bejme pike per te kaluar nje skuader qe kemi para”.

Nje prej pikepyetjeve eshte edhe pregaditja atletike. Cfare thuani?
“Kerkoj gjithmone te flas me qartesi dhe te kaloj mesazhin e duhur. Mund te permiresohemi edhe fizikisht, por fillon gjithcka nga koka dhe qasja ne cdo ndeshje. Duke nisur nga ketu mund te permiresohemi ne shume situata”.

Lojtaret reagojne?
“Shoh nje grup qe ben gjithcka per te bere me mire, nuk eshte i kenaqur por ka profesionalizem. Duhet personalitet, kualitet dhe vlera per te luajtur ketu. Shoh kete potencial, do e nxjerrim jashte per te bere mire”.

Te nderrosh faqe ne kete moment duke vene ne fushe maksimumin e potencialit sulmues, eshte e mundshme?
“Kam shume mundesi zgjedhje, por nuk ka rendesi kjo aq shume sa ka rendesi qasja ndaj ndeshjes. Mendoj qe, pervec pjeses se dyte te enjten, kemi krijuar me shume se kundershtaret tane. Duhet insistuar, te permiresohemi, te jemi me te vendosur ne fazen pa top”.

Eshte per t’u perjashtuar mbrojtja me tre? Si do te zgjidhet mbrojtesi qe do te rreshtohet me Mirandan duke pare veshtiresite e Murillos?
“Mbrojtja me tre mund te jete nje opsion. Te enjten kemi provuar ta interpretojme, por duhet vemendje. Pres permiresime. Nga Miranda pretendoj shume si lider i mbrojtjes, edhe per personalitetin per te dhene ne ndeshje. Pastaj perkrah tij do te ve ate qe do te jap me shume garanci. Duhet te jemi me te sakte si skuader, keshtu do t’i ndihmojme edhe mbrojtesit”.

Cfare ju shqeteson nga Fiorentina?
“Luan nje futboll te mire, eshte nje kundershtar me kualitet. Nuk mund te nenvlersojme asnje, aq me pak ata. Duhet te gjejme nje shtyse te rendesishme, duhet t’i inspirojme tifozet”.

Do te kete mundesi per Gabigol? Apo do te huazohet diku tjeter?
“Te gjithe do t’i kene mundesite e tyre. Gabriel po punon si gjithe te tjeret. Do te me perkas mua te zgjedh nga ndeshja ne ndeshje. Pastaj perseris qe eshte shume heret per te folur per merkaton e janarit, te mendojme qe te fitojme sa me shume ndeshje. Merkato eshte puna e tjereve, do te takohemi me ta dhe do te vendosim me te miren per Interin”.

Ndiheni fajtor per situaten e Interit, duke pare humbjen e vitit te kaluar ne San Siro kur ishit trajner i Lazios?
“Ndihem fajtor per te enjten sepse nuk kam motivuar skuadren. Tani duhet te reagojme dhe te tregojme qe mund te rekuperojme klasifikim”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.