Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,861 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Pioli fsheh cdo zgjedhje: Pinetina eshte blinduar. Brozovic ne avantazh ndaj Banega, por kujdes…

Pioli fsheh cdo zgjedhje: Pinetina eshte blinduar. Brozovic ne avantazh ndaj Banega, por kujdes…
Inter Club Staff

Zero avantazhe per Montellen. E ja tek u rikthyen tendat e dashura te Mourinhos dhe stervitjet e blinduara. Stefano Pioli nuk le asgje per rastesine, por edhe i qete nuk eshte. Besim po, por edhe dinakeri. Interi i tij do te qendroje nje mister i madh per kedo deri ne fillimin e ndeshjes se neserme.

Eshte folur shume keto dite per modulin qe tranjeri i ri i Interit do te adaptoje ne derbyn e qytetit neser: 4-3-3 apo 4-2-3-1? La Gazzetta dello Sport nuk zgjedh asnjeren dhe surprizon me hipotezen e saj te 4-4-2.

“Premisat jane qe kurre si kesaj here, aspekti me i rendesishem do te jete aftesia mendore e skuadres dhe karikimi, prandaj Pioli duhet te zgjedhe dhe ka shume dyshime. Duke nisur qe tek mbrojtesit e krahut, me D’Ambrosion dhe Ansaldin qe duken ne avantazh ndaj Nagatomos dhe Santon – lexohet -. Te gjithe amerikanolatinet jane rikthyer ne grup ne gjendje mjaft te mire, keshtu Miranda eshte i paprekshem ne qender te mbrojtjes dhe Murillo duket favorit ndaj Ranocchias per shkak te karakteristikave te kuqezinjve. Italiani nderkohe sapo eshte rikthyer nga nje demtim muskular dhe eshte rikthyer ne grup vetem te merkuren. Luftetari Medel perpara mbrojtjes nuk vihet ne diskutim, ashtu si Joao Mario. Nderkohe si mesfushor qendre i djathte, tekniku zikalter duhet te zgjedhe ndermjet dinamikut Brozovic ose gjeometrise se Banega. Perpara Icardi eshte pike e palevizshme ne sulmin zikalter, me Candreven ne te djathte dhe Perisic favorit mbi Eder ne te majte. Por nuk perjashtohet edhe nje 4-4-2 me Joao Mario ne krah te djathte dhe nje nga Candreva apo Perisic ne krahun tjeter.”

Sot do te zhvillohet dhe stervitja me e rendesishme ne prag te ndeshjes se neserme ku do te provohen edhe taktikat e fundit te Piolit, ne pritje te vendimeve se kush do te luaje ne derby.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.