
Pioli konfirmon 4-2-3-1 ndaj Lazios, por tekniku eshte i tunduar edhe nga ideja e 4-2-4…
Pavarsisht mungeses se Felipe Melo, Medel dhe Joao Mario, Interi anti-Lazio do te kete pothuajse te njejtin rreshtim si ne Reggio Emilia: Handanovic ne porte, D’Ambrosio, Murillo, Miranda dhe Ansaldi mbrapa, Brozovic dhe Kondogbia perpara mbrojtejs, Candreva, Banega dhe Perisic pas Icardit. Nje 4-2-3-1 elastik, i cili behet 3-4-2-1 me avancimin e Ansaldit dhe rikthimin pak me prapa te Candrevas.
Por ne mendjen e Piolit eshte edhe nje Inter tjeter i mundshem: Eder ose Palacio ne vendin e Banega, ne nje lloj 4-2-4 qe do shikonte Candreven dhe Perisic si krahe te mirfillte dhe nje sulmues tjeter perkrah Maurito Icardit. Interi po kerkon fitoren e katert rresht (duke perfshire edhe Europa League ketu), gje qe nuk ka ndodhur ende kete sezon, por shpreson gjithashtu qe te vazhdoje serine e fitoreve ne shtepi: grupi i Piolit vjen nga 6 fitore rresht ne Meazza.
(Gazzetta dello Sport)