Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | November 27, 2021

Scroll to top

Top

2,650 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Pioli: “Kunder Sassuolo per te fituar. Ne janar do perforcohemi, mbrojtja me 3…”.

Pioli: “Kunder Sassuolo per te fituar. Ne janar do perforcohemi, mbrojtja me 3…”.
  • On 16/12/2016, 21:24

Stefano Piolin e pret nje ndeshje e veshtire ne Mapei Stadium kunder Sassuolo. Ja fjalet e tij nga qendra sportive Angelo Moratti:

Fitorja kunder Genoa ka rikthyer entuziazmin?
“Te gjitha fitoret te sjellin besim, tani vlen vetem te bejm mire ne fushe, kemi mundesin per te fituar 3 pike, do luajm per te fituar dhe kjo eshte ajo qe duhet te bejme”.

Nuk fitoni ne transferte qe nga 21 shtatori, i mungon personaliteti kesaj skuadre?
“Numrat jane bere per tu thyer”.

Cfare problemi ka Banega?
“Eshte nje profesionist, po kerkojme te gjejm zgjidhjet me te mira per te gjithe”.

Pozicioni me i mire per Joao Mario?
“Eshte nje mesfushor i rendesishem ne fazen ofensive, di te ece perpara e te sherbej shoket, mund te shenoj gola”.

Ne transfert mungon mentaliteti fitues?
“Ne Napoli gabuam gjithcka, ndeshjet e tjera kemi luajtur. Kundershtaret jan mbrohur mire, ne Sassuolo do kemi shume tifoze, jemi Inter e duhet te luajm gjithmone per te fituar. Kemi respekt, kan nje trajner te zot por edhe ne kemi besim tek forcat tona”.

Cfare do te thot ta mbyllni me 30 pike fazen e pare?
“Do jete e rendesishme ndeshja kunder Sassuolo, pastaj duhet te mendojme per ndeshjen tjeter. Nuk kemi fituar 3 ndeshje rrjesht e kemi deshire ta bejme”.

Eshte e vertete qe tani eshte shume e rendesishme te rikuperojme nje lojtar te fuqishem si Felipe Melo?
“Eshte nje lojtar fizik, pozicional, mund te jap kontributin e tij. Fizikisht eshte mire”.

Kur te kthehet Medel, do kthehet ne mbrojtje apo do zere vendin ne mesfushe?
“Mendojme ta rikuperojme njehere, ka personalitet dhe eshte i rendesishem, mund ti bej mjaft mire te dy rolet. Me Milanin beri nje ndeshje te mire ne mbrojtjen me 4, me pelqen kur skuadra nderron modulin. Te shohim”.

Po mendon per ndeshjen e ardhshme pa ndjenje personale?

“Jam edhe nje ex Sassuolo, une jap gjithmon maksimumin”.

Do konfirmoni mbrojtjen me tre? Zemra e problemit eshte ne mesfushe? 
“Akoma nuk kam vendosur per mbrojtjen nese do jete me tre apo kater, do varet nga kundershtari, nuk eshte ky problemi yne. Skuadra duhet te punoje sebashku ne fazen mbrojtese, te jen te organizuar e te kthjellet. Ne mesfushe po kerkojme te gjejm ekuilibrin dhe alternativen me te mire”.

Ne cfare momenti eshte Perisic?
“Nga Perisic pres gjithmon shume pasi ka nje potencial te jashtezakonshem. Kerkoj shume nga ai dhe nga te tjeret. Pastaj zgjedhjet behen cdo jave”.

Ka nje lojtar nga i cili prisnit me shume?
“Jam i lumtur qe po stervis nje grup kaq cilesor. Nese flas per individet nuk do perqendrohesha tek skuadra, objektivi eshte grupi”.

Cfare gabimi duhet evidentuar te dielen?
“Duhet te jemi brenda ndeshjes, te jemi te vemendshem e ti bejm keq kundershtarit. Eshte nje ndeshje e rendesishme ashtu si gjith te tjerat”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.