
Pioli mezi po pret te filloje punen me Interin: Sot ne Pinetina qe ne oren 7.45! Pas pak…
Fillon sot aventura e Stefano Piolit ne pankinen e Interit. Tekniku zikalter ka ardhur kete mengjes ne oren 7.45 ne Pinetina ne diten e tij te pare si interist.
Ai ka vizituar ambjentet, zyren e tij, ka nisur te prezantohet dhe te njohe personat qe punojne aty sebashku me stafin e tij qe do te drejtojne stervitjen e sotme.
Stervitja ka filluar para pak minutash (ne oren 10.30) dhe do te jete e redultuar per shkak te mungesave prej kombetareve. Pioli do te kete mundesi te njohe kush ka mbetur ne Appiano, kjo sepse shume nga lojtaret qe jane ne qendren stervitore sot do te luajne titullar ndaj Milanit.
Per sa i perket sistemit te lojes se Interit, Pioli do te kerkoje te shfrytezoje sa me mire skuadren zikalter e do te kerkoje mbi te gjitha ekuiliber. Do te kerkoje te lidhe me mire Banega e te shfrytezoje me mire lojtaret e krahut. Ai eshte adaptuar gjithmone me skuadren ne dispozicion dhe do te zgjedhe ne baze te lojtareve modulin e duhur per te gjetur vazhdimesine.
Nderkohe, Interi pak me pare ka publikuar nje video me Piolin duke drejtuar stervitjen ne Appiano.
Videon mund ta shikoni duke klikuar ketu: PIOLI DREJTON STERVITJEN E PARE TEK INTERI