
Pioli ne telashe: pas Icardit dhe Perisic ndalet edhe Brozovic. Kroati…
Jo vetem Icardi dhe Perisic, ne pritje qe Interi te mare nje pergjigje per apelimin e bere dje, zikalterit kane humbur gjithashtu edhe Brozovic.
“Frakture per gishtin e katert per kroatin. Kushtet e mesfushorit te Interit do te vleresohen jave pas jave”, lexohet ne komunikaten zyrtare te publikuar nga klubi dje mbasdite pas kontrollit radiografik qe ju bene lojtarit. Ne shtepine zikalter garantojne se ky demtim ka ardhur si pasoje e nje nderhyrje nga nje lojtar i Juventusit ne ndeshjen e se dieles (behet fjale per Pjanic). Por eshte gjithashtu e vertete, sic eshte pare nga filmimet, Brozovic pasi u zevendesua, i ka dhene nje shqelm shkalleve te pankines me te njejten kembe qe eshte demtuar. Me pak fjale, eshte e veshtire qe te besohet qe pikerisht ky episiod ka shkaktuar demtimin, por me siguri nuk e ka ndihmuar… Problemet e verteta ne fakt jane per Piolin, i cili e gjen veten pa tre titullare. Mungesa e kroatit mund te jete me e gjate se dy ndeshje. Stafi zikalter shpreson ta rekuperoje per sfiden e fundit te muajit me Romen, por do te jete shume e veshtire.