Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 29, 2020

Scroll to top

Top

2,013 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Pioli nuk eshte dakort dhe ngre zerin: te gjithe te detyruar te shohin videot e ndeshjes!

Pioli nuk eshte dakort dhe ngre zerin: te gjithe te detyruar te shohin videot e ndeshjes!
Inter Club Staff

Edicioni i perditshem i Gazzetta dello Sport, shpjegon se si Stefano Pioli nuk e ka mare mire humbjen ne Europa League, aq shume sa i ka treguar te gjiteh skuadres videon me te gjithe gabimet e bera dhe nuk kane munguar te uleriturat per te nenvizuar disa gabime foshnjarake te bere nga skuadra pas eleminimit ne Europa League.

“Ta quash stervitje-denim, ndoshta do te ishte e tepert, por me siguri Stefano Pioli nuk i ka kursyer lojtaret e tij pas figures se keqe ndaj Hapoel te enjten. Stervitja e djeshme nuk eshte zhvilluar sepse fluturimi i skuadres u shty per shkak te nje stervitje ushtarake ne Tel Aviv te premten. E keshtu avioni i zikalterve eshte ulur ne Malpensa rreth ores 15:00, mjaftueshem ne kohe per te shkuar ne Pinetina pikerisht ne momentin qe po ktheheshin ne shtepi lojtaret e demtuar dhe te perjashtuar nga kupa. Duke qene se po binte nje shi me intensitet te larte, Pioli e ka derguar skuadren ne palester, ku i ka mbledhur me pas dhe i ka treguar videot e ndeshjes. Skuadra sot ne dreke do te flase prap me njeri-tjetrin, do te zhvilloje nje stervitje te plote dhe perseri do te shikohen disa video nga ndeshja e fundit. Pioli deshiron te hyje ne mendjen e lojtareve dhe ti beje te vetdijshem se ata jane me mire se ajo qe u pa ne ndeshjen e fundit, shume me mire.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.