Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

348 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Pioli nuk permbahet: “Komentet pas derbit pa vend. Interi nuk dominoi, shikoni statistikat: jemi 10 me 10 per…”

Pioli nuk permbahet: “Komentet pas derbit pa vend. Interi nuk dominoi, shikoni statistikat: jemi 10 me 10 per…”
Inter Club Staff

Stefano Pioli ka qene protagonist ne kete mengjes ne nje lidhje direkte me Radio Anch’io Lo Sport vetem dy dite larg derbit.

Keto kane qene fjalet e tij: “Skuadra nuk ka ndaluar kurre se besuari, ka vazhduar te luaje per te gjetur golin.”

“Kam degjuar shume komente pas ndeshjes por te dhenat dhe statistikat e ndeshjes nuk jane aspak ne nje linje me komentet.”

“A ka dominuar Interi? Ne kemi bere 10 gjuajtje ne porte dhe ata kane bere 10 gjuajtje ne porte. Kemi pasur nje mbajtje topi me te madhe.”

“Shpesh here episodet vendosin ndeshje dhe ne jemi treguar te zotet qe te qendrojme ne ndeshje deri ne fund.”

“A ishte faull i Giroud te 1-1? Une jam dakord me kete arbitrim. Arbitri vendos si do ta interpretoje ndeshjen.”

“Pastaj ka lojtare inteligjente qe duhet te pershtaten me arbitrin. Ne Europe kane disa gjysme faulle qe nuk jepen kurre dhe nuk duhet as te qendrosh ne toke se kundershtari te kalon siper.”

“Arbitri duhet te vendose, futbolli eshte nje sport kontakti. Pasi ke goditur topin ti mund te godasesh lojtarin por jane dinamika loje qe arbitri duhet ti interpretoje sipas menyres se tij.”

“Klasifikimi? Eshte bere me e ngushte diferenca. Por klasifikimi nuk eshte ende e kompletuar, ka ndeshje mangur per tu luajtur. Prandaj nuk mund te flasim per kete tani.”

“Pese skuadrat e para jane ne lufte per gjithcka: per Scudetti dhe Champions. Edhe neve jemi.”

“Kemi pesembedhjete ndeshje te cilat jane shume. Duhet bere maksimumi te te gjitha. Une kam menduar gjithmone se Inter dhe Juventusi jane me te forta dhe vazhdoj ta mendoj.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.