Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

4,261 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Pioli: “Suning deshiron te dergoje serisht Interin ne maje. Per sa i perket Gabigol…”

Pioli: “Suning deshiron te dergoje serisht Interin ne maje. Per sa i perket Gabigol…”
Inter Club Staff

Pas fitores ndaj Fiorentines, Interi ka nje ndeshje mjaft delikate neser ndaj Napolit. Skuadra e Piolit do te jete ne fushe neser ndaj djemve te Sarrit. Sot ne dreke ka folur tekniku zikalter ne prag te ndeshjes se neserme, dhe keto jane fjalet e tij:

Vigjilie e sfides ndaj Napolit, lojtaret ne pese dite luajne gjithcka. Champions do te ndikohet nga kjo ndeshje?

“Shpresat per nje ndeshje te mire duhet ti varim vetem tek vetja jone. Napoli do te jete e motivuar, por edhe ne deshirojme te vazhdojme te bejme mire.”

 Eshte rikthyer qielli i kthjellet?

“Rezultatet pozitive ndihmojne sigurisht. Kemi punuar mire dhe me kujdes, deshirojme te futemi ne fushe me bindje se mund t’ja dalim.”

Duke pare cfare i ndodhi skuadres braziliane, ka shume dhembshuri nga ana e kujtdo…

“Jane situata qe nuk mund te rrish indiferent ne asnje menyre. Kemi shume lojtare amerikanolatin qe jane prekur shume. I qendrojme afer familjeve se viktimave dhe viktimave…”

Do te pyesin me pare per Barbosen apo Jovetic? 

“Per ke te duan, pyetjet jane pjese e kesaj pune.”

Si shkoi dita e djeshme, ndermjet drekash e darkash me drejtuesit, eshte folur edhe per Messin…

“Nje takim mjaft pozitiv me klubin, me Suning, Thohir e te gjithe drejtuesit e tjere. Na kane dhene shume mbeshtetje dhe na kane transmetuar shume grinte. Duam te bejme mire per te derguar Interin serisht ne maje, aty ku e meriton te jete e ku ka qene gjithmone.”

Ne vere Icardi ishte afer Napolit, sa e rendesishme eshte kjo?

“Ai po e tregon se eshte nje nga lojtaret me te mire ne qarkullim ne pozicionin e tij jo vetem ne Itali, por ne te gjithe boten. Ka nje marzh permiresimi nga ndeshja ne ndeshje te jashtezakonshem. Eshte nje profesionist i madh, punon pafund, nje shembull per shoket e skuadres sepse ve ne cdo sekond vullnetin dhe punen perpara se gjithash.”

Si mund te gjendet vazhdimesia?

“Kemi bere shume gjera pozitive, skuadra ka personalitet por ka nevoje edhe qe te gjeje besim tek vetvetja. Permes kesaj pune te perditshme mund te permiresohemi akoma me shume.”

Pas takimit me kinezet, a ka Pioli bindjen se ata duan te ndertojne nje projekt afatgjat apo afatmesem?

“Absolutisht afatgjate. Kane treguar se kane nderment te investojne menjehere dhe nuk do te ndalen me kaq, duan ta rikthejne Interi ne maje por edhe ta mbajne atje.”

A i ke thene se cfare duhet ne Janar?

“Tre jave jane goxha, por akoma nuk kam mare ndonje vendim. Do te flasim perseri per kete pasi te bej edhe une disa vleresime te mira. Ne janar e sigurte qe do te gjendemi gati.

Candreva dhe Eder mund te luajne bashke? Me Candreven mesfushor te brendeshem ndoshta…

“Shikoj qe secili prej jush ka lojtare te preferuar. Ndersa une duhet te gjej ekuilibrin e skuadres sepse te gjithe mund te luajne bashke, thjesht te jene te gatshem ta bejne kete gje…”

Ne Napoli te kujtojne per sfiden e fituar nga ti me Lazion qe i nxorri ata nga Champions… Cfare kujton?

“Ndeshje teper emocionuese, per kampioantin qe kishim bere e meritonim ne te dilnim te tretet. Nje sfide e bukur por qe i perket te kaluares. Tani mendoj vetem per neser.”

Flitet edhe per te ardhmen. Tronchetti ka treguar se ka enderr te shikoje Messin tek Interi. Cfare te vjen ne mendje?

“Te enderrosh eshte bukur, por mund te jete e rrezikshme. Tani kemi nevoje te mendojme per kampionatin, kjo per keto gjera.

Ne fillim zgjodhe Medel ne mbrojtje. Me pas Murillo dhe Ranocchian. Sipas ideve te tua, cili eshte me gati idese tende per ndertimin e mbrojtjes?

“Une kam ne dispozicion lojtare me shume potencial ne cdo pozicion. Por duhet te kete gare ndermjet lojtareve per te zene formacionin sepse vetem keshtu mund ta meritojne bluzen e titullarit. Une do te zgjedh ne baze te asaj qe ata japin ne stevitje dhe te kundershtarit qe kemi perballe gjithmone.”

Misteri Gabigol?

“Eshte i ri, me kualitet, po punon shume per te kuptuar futbollin ne Itali. Po punon mire, ashtu si te gjithe shoket e skuadres se tij dhe duhet te gjendet gati kur ti vije mundesia qe me siguri do te vije ne momentin e duhur.”

Napoli-Inter eshte nje sfide ndermjet dy skuadrave te zhgenjyera. Kondogbia dhe Joao Mario per tu perballur me Napolin?

“Sfida eshte e rendesishme per dy skuadrat, por nuk eshte treni i fundit. Joao Mario eshte fantastik dhe une do te mundohem te hedh ne fushe formacionin me te mire per te kerkuar fitoren.”

Cfare pret nga sfida ndaj dhe cfare mendon per Napolin?

“Kundershtar i forte, por deshirojme maksimumin nga kjo ndeshje: fitoren.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.