Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

4,874 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Pioli: “Të gjithë kanë dëshirë për të punuar dhe sakrifikuar. Në Torino për të luajtur si Inter”

Pioli: “Të gjithë kanë dëshirë për të punuar dhe sakrifikuar. Në Torino për të luajtur si Inter”
Rinor Sopaj

Pas fitores kundër Pescaras me rezultat 3-0, Premium Sport ka intervistuar trajnerin e Interit i cili i udhëhoqi zikaltërit drejt fitores së shtatë radhazi në Serie A: “Kemi luajtur kundër një skuadre e cila ka ditur si të na vë në vështirësi. Kemi krijuar shumë dhe në fund e kemi merituar fitoren. Mund ta menaxhonim më mirë topin dhe të ishim më të saktë, është normale që nuk mund të luajmë në ritme të larta për 90 minuta por menaxhimi teknik i topit duhet të jetë i saktë. Juventus? Të martën kemi ndeshje vendimtare në një garë në të cilën duam të bëjmë mirë, duhet të mbetemi të përqendruar. Në Torino do shkojmë për të dhënë maksimumin dhe për të luajtur si Inter. Gabigol? Gabriel është pjesë e grupit dhe është rritur shumë, ka dëshirë shumë të madhe për t’u stërvitur, kishte nevojë për kohë për të mësuar metodat e reja. Është një djalosh i ri dhe luan në një klub të madh”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.