Pioli: “Une punoj per te realizuar endrra. E mbani mend Interin vjet kur doli nga Champions? Ata nuk…”
Milan eshte perkohesisht (ne pritje te Bologna-Inter) ne vend te pare ne Serie A pas fitores ndaj Sampdorias ne San Siro.
Nderkohe, diten e djeshme, tekniku i tyre Stefano Pioli ka folur per momentin e Milanit duke perdorur pikerisht Interin si shembull.
“Ka qene nje jave perfekte. Prisnim ndeshje te veshtira per klasifikimin por fakti se i kemi fituar te gjitha eshte nje sinjal i mire.”
“Do te bejme gjithcka per 14 ndeshjet e mbetura plus derbin e Kupes se Italise ndaj Interit. Do te perballemi ndeshje pas ndeshje.”
“Do te tentojme te permirsojme veten ne ndeshjet e mbetura sepse nuk do te jete aspak e thjeshte te bejme mire.”
“79 pike beme vjet dhe duam te permiresohemi. Nuk do te jete e thjeshte por duhet ta provojme per te tentuar dicka me shume.”
“Ne ambienti me kompakt ne Serie A? Mendoj se po. E dime qe rruga eshte ende shume e gjate per kete Milan por une punoj per te ralizuar endrra.”
“E mbani mend Interin vjet? Eleminimi qe paten nga Champions League ka qene per ta nje avantazh shume i madh dhe pas asaj kane pasur vazhdimesi te larte. Shpresojme qe te shfrytezojme edhe neve nga java pushim qe do te kemi.”