Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,759 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Pioli vazhdon me mbrojtjen me tre: jashtë Ansaldi, Kondogbia kthehet si titullar

Pioli vazhdon me mbrojtjen me tre: jashtë Ansaldi, Kondogbia kthehet si titullar
Rinor Sopaj

Ky është formacioni i mundshëm i Interit sipas të përditshmes italiane Gazzetta dello Sport

Skuadra e cila luajti në Juventus Stadium i ka pëlqyer Stefano Pioit i cili po mendon të luaj me po të njëjtin rreshtim vetëm që disa lojtarë do mungojnë për shkak të lëndimeve dhe pezullimeve dhe do i duhet t’i gjejë zëvendësimet e duhura.

“Pioli pritet të vazhdojë me mbrojtjen me tre e cila u paraqit edhe kundër Juves fundjavën e shkuar. Kështu që Ansaldi përjashtohet nga formacioni titullar, Murillo do zhvendoset në të djathtë dhe D’Ambrosio në të majtë, ky i fundit në vijë me mesfushorët. Edhe pse tashmë dihet që ish-lojtari i Torinos nuk mund të jetë agresiv sa Candreva i cili do të jetë në të djathtë, i gatshëm t’i ndihmojë edhe mbrojtjes. Gjatë mbajtjes së topit ky rreshtim mund të kthehet në një 4-2-3-1 me Ederin në të majtë dhe Palacion si sulmues i vetmuar. Siguria është që Joao Mario – goashënuesi më i mirë në kampionatin italian në skuadrën e cila do të luajë sot me tre gola, aq sa kanë shënuar Candreva dhe Eder – duhet t’i jap vazhdimësi momentit të tij të mirë në mënyrë që ta ndihmojë Interin që t’i rikthehet rrugës së fitoreve” – shkruan e përditshmja Gazzetta dello Sport.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.