Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

5,425 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Pioli: “Vendi i trete? Ja perse besoj. Merkato, Gabigol, Jovetic dhe Medel…”

Pioli: “Vendi i trete? Ja perse besoj. Merkato, Gabigol, Jovetic dhe Medel…”
Inter Club Staff

La Gazzetta dello Sport, sot ne numrin e saj te perditshem ka intervistuar ekskluzivisht tranjerin e Interit, Stefano Pioli.

Ja fjalet e tij: “A jemi rehatuar pas fitores ndaj Sassuolos? Ke te drejte qe e shtron kete pyetje, por jo. Ndeshja me Lazion eshte e rendesishme pikerisht per kete fakt, sepse fituam ndaj Sassuolos, por ishin vetem tre pike. A eshte e komplikuar te kthesh Interin tek fitoret? Nga jashte, reziltatet negative benin te mendonin njerezit qe ishte nje ambjent i keq dhe ne veshtiresi por ketu ne kemi punuar mire: klubi ka qene prezent, ne cdo forme. Jemi ne rrugen e duhur.”

VENDI I TRETE – “A mund te besojme perseri tek vendi i trete? Natyrisht, jemi Inter. Duhet te besojme sepse kemi marzh te qarte permiresimi dhe kualitete shume te medha.”

JOVETIC – “Cfare eshte thyer me Jovetic? Asgje, gjate nje takimi balle per balle ka shprehur pakenaqesine e tij per disa zgjedhje. Une grumbulloj lojtare te gatshem, ne cdo sens…”

PERISIC – “Nga jashte Perisic duket sikur ka luajtur keq apo jo? Me vjen keq qe njerezit krijojne kete ide. Ivan impenjohet gjithmone, punon shume, ka deshire, vullnet dhe eshte simpatik si lojtare. Une kam shume besim tek ai, ka kualitete prej fenomeni, e veshtire te gjesh verdalle lojtare si ai e qe luajne aq mire me te dyja kembet.”

GABIGOL – “Po punon mire, por kete gje po e bejne te gjithe. Duhet te hyje pak me shume ne boten italiane e do te jete me mire, duhet te me tregoje qe eshte me i forte se konkurenca. Asnje perjashtim, thjesht une hedh ne fushe lojtare qe bejne skuadren te fitoje…”

ZHANG JUNIOR – “Steven eshte nje djalosh inteligjent, mbeshtetes dhe mbi te gjitha kurioz. Eshte gjithmone me ne, flasim edhe per futboll, po ashtu edhe me administratorin e deleguar Lui Jun. Me ka ndodhur qe te kem pronare qe mungonin tere javes dhe me mernin ne telefon te shtunen per te me pyetur per formacionin. Ketu as nuk pyesin, ndjekin skuadren dhe aq.”

MERKATO E JANARIT – “Cfare pres nga janari? Qe te kem me pak lojtare ne dispozicion, sidomos ne repartin sulmues. Une jetoj mbi te gjitha me raporte njerezore, dhe pa Europa League idealja do te ishte te stervis nje grup prej 23-24 lojtaresh ne maksimum. Do te jete nje merkato tranzicioni per te gjithe, mendoj se ne janar nuk mund te ndryshosh shume gjera. Ndersa ne qershor po, te pergatitemi per ate merkato sepse do te kete blerje te nje cilesie te larte. Tifozet zikalter mund te qendrojne te qete. Suning ka me te vertete ambicje per ta bere Interin nje nga me te medhate e futbollit boteror perseri. Perreth shikoj pasion te vertete.”

BLERJE – “Dicka do ta bejme qe ne janar, por jemi te detyruar te respektojme Fair Play Financiar ne kete sesion merkatoje…”

MUNGESA E NJE LIDERI NE FUSHE – “Lideri duhet behet vete loja. E duke thene kete, ne skuader kemi plot elemente te tille: duke nisur nga Handanovic qe pavarsisht se eshte portier eshte teper i perfshire. Me pas eshte Icardi. Eshte edhe Miranda, lojtar i kombetares braziliane qe ka filluar te flase me shume ne fushe.”

MUNGESA E MEDEL – “Sa na mungon Medel? Gary ben te ndihet prezenca e tij ne fushe. Per pozicionin e tij do te shohim, se kam vendosur, por mua mbrapa me bind, me pelqejne mbrojtesat me personalitet, qe dine te ndertojne edhe loje.”

ICARDI – “Ju e gjykoni prej golave. Ne Reggio Emilia per mua ka bere nje loje shume te mire, ka punuar shume per skuadren. Mendoj se mund te lidhet akoma me shume me manovren sulmuese. Ne rastin e golit te Candrevas punoi mire me Joao Marion dhe fale tij arritem te shenonim. Mauro po ben nje pune mjaft te mire dhe te rendesishme. Natyrisht, sulmuesit jane te lumtur kur shenojne, por vetem duke u sakrifikuar per skuadren mund te marrim reziltate. Kete po e kuptojne te gjithe, Mauro i pari.”

Faqja e pare e Gazzetta dello Sport sot, 20 dhjetor 2016.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.