Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,857 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Pioli: “Zërat mbi të ardhmen? Vlen vetëm e mira e Interit. Rreshtimi? Vendos në bazë të…”

Pioli: “Zërat mbi të ardhmen? Vlen vetëm e mira e Interit. Rreshtimi? Vendos në bazë të…”
Rinor Sopaj

Pas ndeshjes kundër Cagliarit, trajneri Stefano Pioli u intervistua nga Premium Sport: “Mund të jesh një fitues kur e dëshmon se ke mësuar nga gabimet e bëra në humbje. Sot kemi qenë efikasë, më të vëmendshëm. Kemi krijuar shumë, mund të pranonim më pak, por kemi dëshmuar se kemi mendimet e duhura. Banega? Ka kualitet, krijon zgjidhje dhe vertikalizon shumë mirë. Në fillim të ndeshjes ia dhuruam një rast shumë të mirë kundërshtarëve por pastaj ne e komanduam ndeshjen. Është një sinjal i rëndësishëm, por e dimë që duhet të këmbëngulim dhe të vazhdojmë përpara, niveli i kundërshtarit të radhës është shumë i lartë. E ardhmja? Gjithmonë e kam pasur mbështetjen e shoqërisë. E dimë se mund të ndërtojmë një bazë të mirë për të ardhmen, por kemi akoma shumë deri në fund të këtij sezoni. Të mendojmë për të tashmen. Duhet të vepronim më mirë me disa raste edhe në pjesën e dytë. Duhet të jemi edhe më shumë precizë, janë gabime teknike të cilat nuk guxojmë t’i lejojmë në ndeshjet e ardhshme. Duhet t’i eliminojmë në mënyrë që të provojmë e të fitojmë sa më shumë ndeshje nga këtu e deri në fund. Në fund janë rezultatet ato që gjykohen, mirëpo ne duhet të punojmë në maksimum. Riktheheni përfundimisht në mbrojtjen me katër? Jo, nuk ka asgjë përfundimtare. Vendosim në bazë të karakteristikave dhe gjendjes së lojtarëve tanë. Gabigol? Sot kam bërë zëvendësime tjera, ai i treti ishte i detyruar. Të gjithë komponentët në ambientin e Interit duhet ta ngrisin nivelin në mënyrë që ta krijojmë një mentalitet fitues. Zërat nuk vlejnë asgjë, për neve vlen vetëm e mira e Interit”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.