Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

751 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Pirelli, flet Tronchetti: “Tani qe Interi u kualifikua ne CHL, ja sa para me shume do fitojne nga Pirelli…”

Pirelli, flet Tronchetti: “Tani qe Interi u kualifikua ne CHL, ja sa para me shume do fitojne nga Pirelli…”
Inter Club Staff

Kush tha qe kualifikimi ne Champions sjell para vetem nga UEFA dhe te drejtat televizive? 

Kjo gje nuk eshte aspak e vertete, sepse kualifikimi i Interit ne Champions pas gjashte vitesh mungese, do i sjelle zikalterve edhe shume perfitime te tjera.

Behet fjale per kontratat me Suning, Pirelli dhe Nike ne radhe te pare, te cilat te gjitha parashikojne bonuse dhe ‘upgrade’ ne rast kapje te Champions Leagues.

Pikerisht per kete ka folur edhe Marco Tronchetti Provera gjate dites se djeshme ne nje ceremoni ne Universitetin Biccoca.

Ja cfare ka thene pronari i Pirellit per kete ceshtje:

“Sponsorizimi i Pirellit tek Interi ka nje vlere me te madhe kur zikalterit luajne ne Champions League. Per cdo tifoz kjo eshte nje kenaqesi e madhe, por edhe per ne meqe une jam tifoz ne radhe te pare, por edhe pronari i Priellit dhe te shohim Interi ne Champions na ben te lumtur.”

“I them nje bravo skuadres qe arriti te na dergonte ne Champions League dhe qe e kapen objektivin sezonal.”

Keshtu CEO i Pirellit, falenderon skuadren dhe Luciano Spallettin per kualifikimin ne Champions League qe ne te vertete, ne aspektin ekonomik, e lidh shume Pirellin me Interin:

“Kontrata e lidhur me Interin ka te beje me bonuse te lidhura me rezultatet keshtu qe ju zbuloj qe Interi do te perfitoje me shume para tani. Natyrisht qe per nje kompani internacionale si e jona, ka me shume vlere sponsorizi kur Interi merr pjese ne Champions League.”

“Interi do te perfitoje ne total nga kualifikimi ne Champions nga Pirelli plot 14 milione euro, rreth 4 milione me shume vetem nga Champions. “

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.