Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,101 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Po afrohet takimi per merkaton: ja te gjitha argumentat qe do te fliten

Po afrohet takimi per merkaton: ja te gjitha argumentat qe do te fliten
Andi Prifti

Sapo te mbyllet faza e para-kampionatit te Interit, ajo ne Pinzolo, do te qartesohet situata e merkatos ne hyrje dhe ne dajle. Te merkuren dhe te enjten eshte parashikuar nje takim mes dirigjenteve dhe Mazzarrit, gjate se ciles do qartesohet se çfare po ndodh me Interin ne pjesen e blerjeve. Ka shume levizje, jane te gjithe gati per tu konkretizuar nga nje moment ne nje tjeter, gjithmone me pelqimin e trajnerit. Ja argumentat me te nxehte qe do te filiten gjate takimit:

LOJTARI ANESORMauricio Isla mbetet favoriti per rolin e nje lojtari anesor, prandaj Mazzarri do kerkoje nje nderhyrje urgjente. Nje lojtar i anes se djathte eshte prioritet per Mazzarrin dhe Branca me Ausilion do kerkojne ta kenaqin. Por durimit te zikalterve per lojtarin nga Kili po i vjen fundi. Nese Juventusi nuk do ta pranoje oferten dhe kete here, Interi do te filloje te gjeje objektiva te tjere duke braktisur perfundimisht pisten Isla. Maksimumi, nese vijne sinjale pozitive nga Torino, do pritet dhe disa dite per te mbylur detajet e fundit. Dhe nese Marotta nuk do ta rihapte dialogun me zikaltrit, ata do te fillonin te mbeshteteshin tek Van der Wiel, Janmaat dhe Wallace, qe duke qene ekstrakomunitar ka nje kufizim ne lidhje me kundershtaret e tjere. Perveç Janmaat, kandidatet e tjere do vinin vetem ne huazim.

MESFUSHA – Gjithcka vertitet rreth emrit te Zdravko Kuzmanovic. Agjenti ka thene qe mesfushori deshiron te qendroje tek Inter, por nuk do te refuzonte nje tjeter zgjidhje nese i kenaqte te gjithe. Ne Angli, Sunderland do te ishte i gatshem te formulonte nje oferte interesante dhe nese do ta vinte nje shitje mund te synohej objektivi numer 1, Radja Nainggolan. Operacioni sot eshte i veshtire pa mbeshtetjen e Thohir, por qe parashikohet te vije nga janari e me tej. Pavaresisht tratatives per belgun, Branca dhe Ausilio po punojne paralelisht per Wellington, qe mund te vije edhe si zevendes i Cambiasso nese Sao Paulo do te pranoje huzimin. Ndersa kostoja dhe karakteristikat i bejne Taider dhe Boudebouz dy pistat me pak te mundura.

MBROJTJADragovic po behet gati per Interin, i gatshem te refuzoje cdo alternative tjeter pervec Interit. Por edhe pse ky eshte nje lajm i mire, sot per sot shoqeria zikalter nuk mund te avancoje pa bere nje shitje ne paketen mbrojtese. Ranocchia, ai qe quhej kandidati numer 1 per te liruar vendin austriakut, por e bind Mazzarrin ne rolin e qendermbrojtesit ne mbrojtjen me tre dhe per te nuk kane ardhur oferta te rendesishme. Napoli ka kaluar tek Raul Albiol, Milani nuk ka disponueshmeri ekonomike dhe Zenit nuk eshte nje zgjidhje e pelqyer nga mbrojtesi italian. Per te perqafuar Dragovic, edhe Chivu duhet te beje gati valixhet, por qe deri me sot nuk po i ndjen peshat e punes te vendosura nga Mazzarri, dhe per momentin e ka te sigurt vendin e tij ne skuader. Persa i perket Silvestre, i cili eshte jashte skuadre, pista Genoa duket komplekse, sepse ashtu si me Parmen, argjentinasi i konsideron alternativa me te uleta se Interi, dhe po thote jo, edhe pse rrezikon te perfundoje ne tribune. Do te sherbeje nje ndryshim opinioni dhe oferta e nje lojtari te madh per ta hequr nga libri i pagave te Morattit.

SHITJE TE TJERA – I njejti fat do i takoje, se shpejti, edhe te perjashtuarit tjeter, Schelotto: brenda mesit te javes duhet ti bashkohet Chievo Verones ne huazim, perndryshe mund te rikthehet perseri tek Valencia. Ne fund, i njejti diskutim vlen edhe per Alvarez: argjentinasi duket i destinuar te beje valixhet, por oferta konkrete per momentin nuk kane ardhur. Keshtu Mazzarri po e fut ne rolin e mesfushorit te brendshem te majte dhe duket i kenaqur nga rezultatet. Mund te qendroje tek zikalterit, natyrisht me aprovimin e trajnerit, gjithmone nese Brances dhe Ausilios nuk do i vine oferta ekonomikisht avantazhuese.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.