Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

4,028 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Po lind Interi i ri: 14 lojtare te sigurte, 5 blerje dhe 2 te pasigurte…

Po lind Interi i ri: 14 lojtare te sigurte, 5 blerje dhe 2 te pasigurte…
Inter Club Staff

Nje nder klubet Italiane me te gjalla ne merkato sigurisht qe eshte Interi, klubi i Erick Thohir po leviz qe tani per merkaton e veres qe te formoje nje skuader te denje per sezonin qe vjen. Presidenti i ri deshiron te kete nje organik te gatshem gjate pergatitjes verore ne menyre te tille qe te paraqitet skuadra ne menyren me te mire te mundeshme ne turneun amerikan. Mbi te gjitha ne kete mes eshte edhe ceshtje imazhi dhe ceshtje marketingu.

I sigurte ne kete moment eshte trajeri, Walter Mazzarri i cili do te konfirmohet dhe me shume mundesi do te kete nje takim per te pare mundesine e zgjatjes se kontrates. Por kjo mbetet per tu pare. Te sigurte jane edhe 14 elemente e skuadres: Juan Jesus, Rolando (shume shpejt do te blihet nga Porto) dhe Campagnaro ne mbrojtje. Kovacic, Hernanes, Jonathan, Nagatomo, D’Ambrosio, Taider, Ricky Alvarez ne mesfushe dhe Palacio, Icardi dhe Botta ne sulm.

Pervec tyre skuadra do te shtohet me pese lojtare te rinj dhe dy jane totalisht te sigurte dhe njeri do te jete Vidic me parameter zero si dhe rikthimi nga huazimi i Mbaye. Tre lojtaret e tjere qe do te blihen mbetet per tu pare, por dihen tashme pozicionet se ku: Nje lojtar krahu, nje sulmues i madh dhe nje mesfushor.

Nderkohe mbetet per tu pare me kujdes situata e Ranocchias dhe Guarin, te dy nuk e kane te sigurte qendrimin ne skuader dhe perpara ndonje oferte te rendesishme mund te shiten. Jo per nevoje por per arsye oportunizmi.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.