Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

6,901 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Po lind Interi i Spalletit: baza do te jete 4-2-3-1. Endrra e vertete mbetet Di Maria. Ndersa Perisic…

Po lind Interi i Spalletit: baza do te jete 4-2-3-1. Endrra e vertete mbetet Di Maria. Ndersa Perisic…
Inter Club Staff

Dje fjalet e Luciano Spalletit ne konferencen per shtyp kane prekur edhe tema taktike, me 4-2-3-1 qe duhet te jete baza ku do te ndertohet Interi i ri. Ne kete sens, Gazzetta dello Sport ka provuar te imagjinoje ndryshimet qe pritet te beje tranjeri, me nje mesfushe qe do te jete reparti qe do te ndryshoje me shume nga merkato hyrese.

Blerja e pare pritet te jete nje playmaker, nje ceshtje qe pritet te zgjidhet me ardhjen e Luiz Gustavo: “Braziliani ka me pak karakteristika se nje playmaker klasik, por ka me shume strukture fizike – sugjeron e perditshmja italiane -. Ndersa Borja Valero ka kembe te edukuara, por dashuria e tij per Firenzen komplikon operacionin. Krychowiak i PSG nuk bind deri ne fund stafin zikalter, Rabiot ka nje rroge te majme e nuk deshiron te largohet nga Parisis ndersa Keita i Liepzig eshte nje piste shume e komplikuar”. Joao Mario do te jete nje element mbi te cilin do te besohet shume dhe do te tentohet te gjendet pozicioni i duhur ne fushe ku ai te shprehet sa me mire. Ne mbrojtje do te vije te pakten nje mbrojtes qendre i nivelit te larte (Rudiger?) dhe minimumi dy lojtare krahu (Dalbert dhe Karsdrop?)

Por objektivi kryesor mbetet Angel Di Maria, sidomos nese ne fund largohet Ivan Perisic. “Manchester United deri me tani ka arritur tek 35 milione oferte dhe Spalleti deshiron ta mbaje e eshte i bindur per kete – shpjegon Gazzetta. Por gjithesesi krahet e Interit ne sulm jane te mire, dhe Lucas Moura mbetet nje alternative e vlefshme nese kroati largohet por gjithmone endrra eshte Di Maria.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.