Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

405 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

“Po Suning do e shese vertete Interin?” Nje tifoz zikalter pyet Di Marzion dhe ai i pergjigjet menjehere se…

“Po Suning do e shese vertete Interin?” Nje tifoz zikalter pyet Di Marzion dhe ai i pergjigjet menjehere se…
Inter Club Staff

Tifozet e Interit po e ndjekin me shume interes te gjithe ate qe po ndodh me shitjen e mundshme te Interit.

Prej ditesh tashme lajmet kane qene te shumta per sa i perket nje largimi te Suning dhe ardhjes ne krye te Interit te nje fondi.

Gjithcka ka te beje me ligjet e reja ne Kine dhe limitimin e thelle qe ata kane vendosur per investimet ne sport.

Per kete arsye mendohet se Suning po kerkon nje partner te ri, apo pse jo, edhe nje pronar totalisht te ri per Interin.

Por ne kete moment qe po flasim, ka shume pasiguri per ate qe pritet te ndodhe ne te ardhmen e afert per kete ceshtje.

Kjo sepse askush nuk e di nese Suning po negocion me Bc Partners per shumicen e aksioneve apo per pakicen.

Pikerisht per kete arsye, nje tifoz zikalter ka pyetur gazetarin e njohur te merkatos se Sky Sport, Gianluca di Marzio.

Ai i ka shkruar: “Po Suning do te shese kuotat e maxhorances tek Interi Gianluca? Apo me aq sa di ti do te kete nje hyrje te re aksioneresh minorance te Inter per te kerkuar qe te rritet kapitali i klubit?”

E nderkohe, Di Marzio i eshte pergjigjur: “Ka nje tratative te avancuar ne kete moment, por duhet pare nese flitet per shumicen e aksioneve apo vetem per nje pakice.”

Pra, ne kete moment, pasiguria e asaj qe do te ndodhe vazhdon te mbetet e madhe…

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.