Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,062 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Podolski! Ausilio kerkon informacione nga Wenger. Tani Thohir…

Podolski! Ausilio kerkon informacione nga Wenger. Tani Thohir…
Ardi Deda

A e kujtoni vleresimin reciprok midis Inter dhe Lukas Podolski? Ishin kohet kur sulmuesi po largohej nga Bayern dhe po kthehej tek F.C Köln. Interi, me pas, ne janar mori Pandev dhe fitoi gjithcka. Podolski, per nga karakteristikat eshte shume afer me maqedonasin dhe ashtu si ish-zikaltri ai gjithashtu eshte mengjerash. Podolski me pas, u largua nga F.C Köln dhe zbarkoi ne Angli, nen urdhrat e Wenger, ne 2012. Tani eshte ne vitin e tij te dyte tek Arsenal, po gjen shume pak hapesira dhe ka nga ata qe thone qe lojtari eshte duke kerkuar nje sistemim te ri. Piero Ausilio ka kerkuar tashme informacione nga menaxheri i Arsenalit.

“Asgje nuk eshte e lehte, por te informohesh nuk kushton asgje dhe klubi zikalter e ka bere kete per sa i perket vitit te ardhshem dhe eshte ne kerkim te nje sulmuesi me peshe – konfirmon la Gazzetta dello Sport.  Midis shume emrave per sulmin, Interi ka piketuar Podolskin dhe lojtari do ti sugjerohet Presidentit Thohir i cili do te kthehet ne Milano pas dy ditesh. Rruga nuk eshte e lehte, eshte e qarte qe per nje operacion te tille do te nevojitej nje shitje e rendesishme duke pare qe jane konfirmuar zerat e nje interesimi te Borussia Dortmund per Alvarez. Kontrata e Podolski mbaron  ne 2016 dhe burime londineze jane te te bindur qe lojtari kerkon te ndryshoje ambient. Lojtarin e rikerkojne ne atdhe, por eksperienca italiane mund te behet pas pak javesh nje opsion i mundshem qe mund ti interesoje lojtarit. Megjithate, mungesa ne Champions mund te behet nje pengese”.

I lindur ne vitin 1985, me kombesi gjermane, Podolski mund te jete nje blerje e rendesishme per te kompletuar repartin e sulmit me nje kosto jo shume te larte per nje lojtar te tille. Duke supozuar largimin e Milito, Mazzari do te mbetej vetem me Icardi, Palacio dhe Botta. Nje Podolski me shume do te bente shume pune, sidomos per karakteristikat e pershtatshme per lojen e Mazzarrit. Me pas do te vendoset nese do te synohet nje sulmues i fuqishem ose do ti ofrohet nje shans Belfodil dhe Longo.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.