Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,775 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Podolski: “Mancini dhe Ausilio vendimtar per ardhjen time. Shaqiri nje perforcim”

Podolski: “Mancini dhe Ausilio vendimtar per ardhjen time. Shaqiri nje perforcim”
Bujar Berishaj

Ka qene dita e prezantimit te Lukas Podolskit. Nje kampion bote dhe ish-lojtar i shume skuadrave te njohura ne bote. Keto jane fjalet e Prinz Poldi, qe i pergjigjet pyetjeve te gazetareve.

Mire se vini tek Inter. Cfare ndjenjash keni pasur kur keni veshur fanellen e Inter dhe si kane shkuar ditet e para?
“Ka qene nje pritje e klasit boteror; nuk e prisja, ka qene dicka unike dhe jam ndjere krenar. Pastaj kur kam veshur fanellen time me logon legjendare te Inter jam ndjere edhe me shume krenar. Me Juventus kemi marr nje rezultat te mire, te shohim si do te shkoj me Genoan.”

Keni luajtur ne klube te medhaja te kampionateve si Bundesliga dhe Premier League, na tregoni si eshte pare futbolli italian? Po Interi, ruan ende emertimin e nje klubi te madh ne bote?
“Sigurisht qe po, Interi perceptohet si nder 10 klubet me te mira ne bote, ka suksese te medha dhe tripleta ka qene vetem pak kohe me pare. Edhe Serie A eshte nje nga kampionatet me te medha, Bundesliga e Premier kane rekuperuar pozicione dhe jane perpara, por Serie A ka skuadra te medha. Keshtu mendoj qe Interi eshte nje ekip i madh dhe dua ta coj sa me larte.”

Mund te kthehet Interi ne Champions League qysh ne kete sezon?
“Tani qe ka kaluar faza e ardhjes sime ketu, mund te perqendrohemi vetem tek futbolli. Duke bere keshtu mund te arrijme objektivin per tu futur ne Champions. Kete do trajneri, kete duam ne, duhet rekuperuar pike dhe te fitojme ndeshjet e ardhshme, por mund ta bejme.”

Cfare keni menduar kur keni pare skenen mes Icardit dhe Osvaldos?
“E kuptova, jane gjera qe ndodhin. Per mua nuk eshte nje problem, mediat e kane rritur historine. Nuk e di cfare ka ndodhur ne dhomen e zhveshjes, isha ne fushe per te pershendetur lojtaret e Juves. Per kete duhet te vendos trajneri, jo une. Duhet te luaj dhe te bej mire ne fushe, ka rendesi vetme qe kemi luajtur mire kunder Juventusit.”

Keni folur me Rummenigge dhe Sammer para se te vini ne Inter?
“Jo, ka qene vendimi im, kam folur vetem me familjen dhe miqte, kaq. Pasi kam vendosur kam kerkuar keshilla per restaurante apo vende te bukura ne Milano.”

Shume klube iu kane dashur ne janar, ka pasur tjera skuadra te rendesishme? Mancini ka qene decisiv ne zgjedhjen tuaj per Inter?
“Kam pasur tre-kater opsione, raporti me Mancini ka luajtur rolin e vet. Kam folur me ate dhe Ausilion qe jane angazhuar per te me sjellur ketu. Bisedimet me Mancinin kane cuar ne vendimin tim, tani jam i lumtur qe jam ketu. Perpara nesh ka muaj te rendesishem, duhet te synojme sa me larte qe mundemi, vendi i trete dhe per t’i shkuar ne fund kompeticioneve tjera. Falenderoj Mancinin dhe Ausilio qe jane angazhuar per te me sjellur ketu.”

Duke konsideruar qe Ronaldo eshte idhulli juaj, ka qene nje faktor qe ju ka shtyre per te zgjedhur Interin?
“Te gjithe e njohin Ronaldon, e kam pyetur per disa gjera dhe me ka folur mire per Interin. Ka qene fatkeq qe shkak te lendimeve te shumta. Te luaj ne Brazil? Nuk e di, te shohim cfare do te rezervoj e ardhmja.”

Cilet faktor ju kane motivuar qe te vini ketu?
“Fillimisht dua te falenderoj Arsenalin, ka qene nje kohe e mrekullueshme. Por nuk mund te luaja shume dhe kam vendosur te ndryshoj. Interi me ka ofruar nje mundesi, Mancini dhe Ausilio me kane bindur. Qe nga dita e pare kam ndenja te shkelqyera, te shohim cfare do te ndodh ne ndeshjen e pare ne shtepi, me vendin e trete si objektiv.”

Je ketu ne huazim per 6 muaj, mund te qendrosh ne te ardhmen?
“E veshtire te thuhet tani, jam ketu prej pak kohesh. Kam zhvilluar vetem nje ndeshje, synimi im eshte te ndihmoj Interin ne 5-6 muajt e ardhshem. Pastaj do te kete takime, Inter-Arsenal. Te shohim.”

Nese nuk arrihet Champiosn League do te ishit te zhgenjyer? Ne cfare pozicioni deshironi te luani?
“Ndihem me mire kur luaj si sulmues, te shohim cfare me kerkon Mancini. Te gjithe do te ishin te zhgenjyer pa Championsin sepse Interi eshte nje nga klubet me te medha ne bote. Situata nuk eshte ideale mirepo nese qendrojme se bashku mund ta arrijme vendin e trete. Mungojne vetem 8 pike.”

Cfare mendoni per ardhjen e Shaqirit?
“Pa asnje dyshim eshte nje lojtar i shkelqyer qe do te bej mire ne sulmin tone. Ka treguar kapacitetin e tij tek Bayern dhe ne Boteror, nese vjen do te jete nje perforcim.”

Mund te mos jeni ne listen e EL, do te paraqiste nje problem?
“Vendimi tashme eshte marr, duhet pranuar sepse keto jane rregullat.”

E ardhmja jote ne kombetare?
“Kam takuar Low per transferimin tim tek Inter, mund te vazhdoj te me ndihmoj. Per momentin nuk dua te bej shume mendime, ka detyrime dhe lojera te rendesishme. Nga marsi do te shohim kush do te jete i grumbulluar.”

Serie A ka nevoje per teknologjine ne fushe?
“Nuk me intereson, absolutisht.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.