Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

624 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Pogba? Jo, gaboheni: Ja kush eshte endrra e vertete e Marottes per TOP PLAYER ne mesfushe!

Pogba? Jo, gaboheni: Ja kush eshte endrra e vertete e Marottes per TOP PLAYER ne mesfushe!
Inter Club Staff

Ne ditet e fundit eshte regjistruar nje interesim shume i forte i klubit te Interit ne drejtim te Paul Pogba.

Francezi eshte ne skadence kontrate ne vitin 2021 me Manchester United e ky eshte nje faktor qe nuk duhet nenvleresuar aspak.

Por me sa duket, ekziston nje emer tjeter mbi te cilin Beppe Marotta dhe drejtuesit e Interit nuk kane ndalur asnjehere se menduari.

Keshtu, francezi Paul Pogba, do te ishte nje nga goditjet me te medha te Interit ne vitet e fundit, por ai nuk eshte zgjedhje e pare e Interit ne kete moment.

Emri me i pelqyer eshte ai i Sergej Milinkovic-Savic. Ai eshte endrra zikalter tashme prej vitesh dhe nje lojtar shume i pelqyer edhe nga Beppe prej vitesh.

Fuqia e Suning mund te beje qe kjo enderr te behet realitet ne merkaton e veres se ardhshme, ku Interi pritet te beje shitje te rendesishme dhe ato para te shpenzohen ne blerje po te rendesishme.

Kjo do ishte nje blerje qe do te kerkonte shume sforco nga Interi sepse dihe se Lotito eshte nje negociator shume i keq.

“Dhe me siguri, ne rast shitje nga ana e Lazios, Interi do te jete ne rreshtin e pare per te marre informacione dhe per te tentuar te bleje lojtarin.”

“Sergej i pelqen shume Giuseppe Marottes dhe ka karakteristikat, fizikun dhe tekniken individuale qe klubi po kerkon per te perforcuar repartin e mesfushes.”

“Normalisht qe shume gjera lidhen edhe me efektin qe pandemia do te kete ne bilanc, por shitjet si Icardi, Perisic, Nainggolan apo Joao Mario do i japin Interit nje liri te plote ne merkato.”

“Sergej-Milinkovic Savic eshte kerkuar edhe dy sezone me pare nga Interi, por Lazio ka kerkuar plot 100 milione euro per te.”

“Claudio Lotito dhe Igli Tare kane qene shume te qarte ne kerkesen e tyre: ose paguhen 100 milione, ose nuk do te kete asnje tratative.”

“Kjo shifer ka larguar edhe Juventusin, klubi ku Marotta ka tentuar me pare ta transferoje Milinkovic-Savic, por pa sukses.”

“Shkaku i deshtimit normalisht ka qene kerkesa shume e larte e Lazios. Por gjerat mund te ndryshojne tani edhe per shkak te pandemise por edhe nese Lazio nuk fiton asgje kete vit.”

“Lojtari mund te kerkoje ndryshimin e skuadres duke u transferuar ne nje klub me i madh se sa Lazio.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.