Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

699 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Politano: “Cfare emocioni per mua. Napoli? Jam i lumtur vetem per Interin. Ju zbuloj qe…”

Politano: “Cfare emocioni per mua. Napoli? Jam i lumtur vetem per Interin. Ju zbuloj qe…”
Inter Club Staff

Sot Matteo Politano eshte prezantuar zyrtarisht ne sallen e konferencave nga ana e Interit. 

Sulmuesi ka qene i shoqeruar nga administratori i deleguar, Alessandro Antonello, drejtori sportiv Piero Ausilio dhe CFOGiovanniGardini.

Inter.la sjell per ju intervisten e lojtarit ne shqip. Ja fjalet e tij:

Cfare emocioni ke ndjere ne keto dite te para me bluzen e Interit? E prisje kete ndjenje?

“Emocioni ka qene shume i madh per mua. Kur mora vesh qe do te transferohesha ketu ka qene e papershkrueshme. Kur erdha ne Milano me Sassuolon sikur kishte filluar te levizte dicka. San Siro te jep nje ndjesi te vecante. Jam shume i lumtur.”

Ne janar mund te kaloje tek Napoli. Po muajt e fundit, te sherbyen per tu rritur?

“Kemi rene dakort me Sassuolon qe te qendroja per tu rritur edhe gjashte muaj te tjere. Ka qene e rendesishme kjo gje. Tani jam i lumtur per Interin.”

Si e perceptoni nje ardhje te mundshme te Ronaldos ne Itali?

“E rendesishme qe nje lojtar i tille te luaje ne Serie A.”

Ke ndonje kundershtar te preferuar te ciles ke qef ti shenosh?

“Do te thoja jo. Mendoj se goli eshte pasoje e dhenies se maksimumit ne fushe.

Ndryshimi i vertete erdhir kur Iachini te ndryshoi rolin?

“Eshte e vertete, komplimentoj tranjerin qe me gjeti kete pozicion.”

Ke folur me Spallettin?

“Kam folur rreth pese minuta me tranjerin. Do te flas akoma ne grumbullim. Do te jem i gatshem ne secilin rol qe do te me hedhe ne fushe.”

Tifozet te kane kujtuar golin e fundit qe i shenove Interit?

“Shume tifoze ma kan hedhur ne fytyre ate gol (qesh).

Cfare roli preferoni?

“Kam luajtur gjithmone si sulmues i djathte, por ne vitet e fundit kam levizur shume sepse tek Sassuolo ishim shume ne sulm.”

Je dakort me ate qe thuhet se nese vjen CR7 skuadrat do luftonin vetem per vendin e dyte?

Kampionatet jane te gjate. Juventusi do niset e avantazhuar ne kete rast, por ne do luftojne.”

Ke folur me Vrsaljko?

“Nuk kam folur. Por eshte nje lojtar i madh, i uroj fat edhe ne boteror. Nese do te vinte, do te ishte nje blerje shume e mire.”

Stramaccioni thote se sfida jote e madhe tani eshte te luash kunder mbrojtjeve me te ngjeshura sepse skuadrat luajne ndryshe ndaj Interit dhe ndryshe ndaj Sassuolos…

“Kam folur me tranjerin. Me ka stervitur kur kam qene tek te rinjte e Romes. Me ka thene te luaj qete, edhe pse te luash ne San Siro nuk eshte njesoj si te luash ne Mapei Stadium. Por jam i qete dhe i karikuar, mezi po pres.”

Jeni gati te luani nje vend titullari me Perisic apo lojtare te tjere te medhenj si ai?

“Po, do jap maksimumin. Tranjeri vendos me pas.”

E mendoje se do te arrije ne nje skuader te madhe ne kete moment te karrieres?

“Ka qene objektivi im. Doja te arrija ketu ku jam. Jam ne nje nga klubet me te rendesishme ne Europe, cfare mund te dua me shume?

Mendon se Interi do te ndihmoje edhe per kombetaren?

“Sigurisht qe po, por fusha do te flase. Objektivi im i pare eshte Interi.”

Nje tjeter emer qe flitet per merkaton eshte Florenzi. Cfare mendon?

“Eshte nje lojtar i madh, jam i lumtur nese Interi blen lojtare te forte, por nuk jane pyetje per mua por per dike tjeter mendoj.”

Na tergon dot diten tende nderkohe qe ishte ne Shtetet e Bashkuara?

“Kur me thane se tratativa me Interin po ndodhte, po flija per shkak te orarit te ndryshem. Ka qene nje nga zgjimet me te bukura te jetes time. Eshte e vertete, jam ne huazim ketu, por doja me patjeter Interin. Duhet te fitoje une besimin ne fushe.”

FCIN – Mendon se keni bindur Interin ne pjesen e dyte te sezoni?

“Pjesa e dyte me ka ndihmuar shume, por un kam dhene gjithmone maksimumin.”

Ke objektiva per kete sezon?

“Nuk vendos objektiva, ndeshjet pergatiten jave pas jave. Do te jete e rendesishme te behet keshtu, te mendojme jave pas jave.”

Je shume i lidhur me numrin 16: ka ndonje motiv?

“Ne realitet jam i lidhur me 7, por tek Sassuolo ishte i zene dhe zgjodha 16 sepse ka lindur gruaja ime ne kete date dhe vellai im. E mbaj se me sjell fat.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.