Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

281 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Politano shperthen ndaj Interit: “Po marr fitoren time. Tek Interi periudhe e keqe, nuk u trajtova ashtu…”

Politano shperthen ndaj Interit: “Po marr fitoren time. Tek Interi periudhe e keqe, nuk u trajtova ashtu…”
Inter Club Staff

Me sa duket, Matteo Politano nuk e ka pritur aspak mire largimin nga Interi edhe pse ka disa kohe qe ka ndodhur.

Lojtari doli jashte skemave te skuadres ne momentin qe ne pankinen zikalter u ul Antonio Conte, edhe pse kishte bere nje sezon teper te mire me Spallettin.

Nderkohe, ai eshte ndalur per mikrofonat e Sky Sport pas fitores se djeshme te Napolit te tij ndaj Real Sociedad.

Matteo Politano luajti ne kete ndeshje dhe shenoi nje gol mjaft te bukur qe ndihmoi skuadren napoletane.

Ai, pervec gezimit per golin, eshte ndalur edhe tek largimi nga Interi ne janarin e shkuar: “Ne kete moment jam mire.”

“Jam mire edhe fizikisht, por edhe menderisht. Ndihem ne forme dhe jam teper i kenaqur qe po luaj kaq shume.”

“Kjo edhe fale Gattusos qe me jep gjithmone besim dhe une gjithmone tentoj qe te tregohem i gatshem sa here kam nje shans.”

“Kur kam ardhur, duhet te ambientohesha, vija nga nje periudhe shume e keqe ne Milano.”

“Une atje nga Interi nuk jam trajtuar shume mire. Por tani po marr fitoren time ne fushe dhe po tregoj se Politano vlen.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.