Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

2,758 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Polo: “Gati per Interin! Ja ku luaj. Eto’o…”

Polo: “Gati per Interin! Ja ku luaj. Eto’o…”
Ardi Deda

Peruani Andy Polo, blerja e re e Interit, tregon per veten e tij ne nje interviste ekskluzive per Calciomercato.com.

Andy, te telefonoi Interi. Pak si surprize.

“Jam me te vertete shume entuziast. Per mua kjo mundesi eshte maksimumi”.

Cilat jane ndjesite tuaja si nje lojtar i ri i nje klubi kaq te rendesishem?

“Me erdhi kjo mundesi dhe jam shume i lumtur. Dua te jap maksimumin dhe te perfitoj nga kjo mundesi qe po me jepet”.

Edhe pse me Genoa-n ishte mbyllur prej kohesh, me pas gjithcka u prish ne pjesen me te bukur. Eshte rasti per te marre hak?

“Po, sigurisht. Besoj se kjo eshte aventura e duhur per te treguar ate qe vlej ne nje klub kaq te madh si Interi”.

Cfare lloj sulmuesi je? Si e pershkruan veten?

“Jam nje lojtar i shpejte, di te luaj ne te dy krahet si sulmues anesor. Por bej shpesh dhe me kenaqesi dhe sulmuesin e 2-te, pas kraheve te klasikut numrit 9.  E konsideroj veten nje sulmues te dobishem”.

Dikush te ka krahasuar me Samuel Eto’o.

“Eshte absolutisht nje kampion. Me pelqen te shoh shume lojtar me kualitet qe luajne ne te njejtin pozicion me mua. Mendoj se ka gjithmone per te mesuar, nga cdokush. Akoma me shume nga kampione te tille”.

Ndoshta, dikush nga Interi i sotem te pelqen vecanerisht?

“Sigurisht. Palacio me pelqen shume, eshte nje sulmues me aftesi te shkelqyera dhe qe leviz shume. Leviz brenda hapesirave, nuk jep pika referimi. Eshte nje lojtar i madh”.

Ka ardhur Hernanes; ndoshta do te stervitesh me te, Milito dhe Guarin pervec Palacio…
“Jam me te vertet shume i lumtur, keta jane te gjithe kampione te medhenj nga te cilet mund te mesoj”.

Ka disa qe sigurojne qe do te stervitesh me ekipin e pare pavaresisht se zyrtarisht i perket ekipit te te rinjve. Eshte e vertete?

“Akoma nuk me kane sqaruar plotesisht. Kur te vij ne Milano, do te mar vesh gjithcka”.

Nje pervoje unike: Andy Polo, je gati?
“Shume i gatshem, dua te jap me te miren per Interin. Nje shoqeri fantastike. Te vij ketu eshte nje nder”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.