Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,131 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Polo: “Ja si erdha tek Inter. Palacio? Mesoj nga ai. Per golin ne derby…”

Polo: “Ja si erdha tek Inter. Palacio? Mesoj nga ai. Per golin ne derby…”
Ardis
  • On 01/05/2014, 11:54

Flet ne mikrofonat e Inter Channel Andy Polo, sulmuesi i ri i Primaveres rreth eksperiences ne Milano. Per ta bere nje gje te tille fillon te tregoje qe fillimet e tij ne Peru: “Kam filluar te luaj me te rinjte te Universitario-s dhe me ta me erdhi mundesia e grumbullimit ne Kombetaren U17 dhe gjate kampionatit, shpeshhere, stervitesha edhe me skuadren e pare me te tjere shoke te sektorit te te rinjve, me pas mbas disa stervitjesh vendosen qe te me mbanin ne ekipin e pare. Interesimi i Interit? Interi ne Peru eshte shume e ndjekur, lexojme shume gjera persa perket sepse eshte nje skuader e madhe dhe si te gjitha ekipet e ketij niveli, lexohet shume rreth tij.. Ketu ne Milano gjendem shume mire, e verteta eshte se kam gjetur nje grup shokesh te mire dhe disa prej tyre me ndihmojne qe te mesoj italishten. Edhe me trajnerin kam nje raport te mire, ne fakt ai me thote shpeshhere qe ne rast se nuk kuptoj gje eshte gjithmone ne dispozicion per ta rishpjeguar”.

Flitet edhe burimin e frymezimit te djaloshit nga Peruja, qe pergjigjet ne menyre te vecante: “Nuk kam nje idhull te vertete dhe te sakte, me pelqen qe te shikoj lojtaret e rolit tim qe te marr dicka nga secili prej tyre. Tek Interi me pelqen shume Palacio sepse eshte nje sulmues qe leviz shume ne frontin sulmues, por edhe ne te njejten kohe shenon shume gola dhe kjo gje e cmend mbrojtjen sepse nuk e dine asnjehere se cfare do te beje, dhe kjo eshte nje gje shume e rendesishme per nje sulmues. Pozicioni im i preferuar eshte sulmuesi: eshte pozicioni ku ndihem me mire”.

Mendimi i fundit eshte per golin e shenuar ne derbyn e fundit te Primaveres: “Goli im ne derby ishte nje ndjenje shume e bukur. Cdokujt do ti pelqente qe te shenonte nje gol ne nje ndeshje te tille, arrita te shenoj nje gol ne nje ndeshje te veshtire dhe qe fituam nje pike shume te rendesishme qe na lejon neve te vazhdojme rrugetimin tone ne kampionat”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.