Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

948 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Pondrelli: “Interi ka vullnet te punoje, per pak do jete grup i plote. Milito, them qe…

Pondrelli: “Interi ka vullnet te punoje, per pak do jete grup i plote. Milito, them qe…
Donald Elmazi

Walter Mazzarri dhe jo vetem. Me e rendesishmja e punes se tij sic edhe ai vete ka thene eshte edhe ndihma e punes qe bejne ndihmesit e tij, nje nga keta Giuseppe Pondrelli, pergatitesi atletik i skuadres zikalter qe bashkpunon me Mazzarrin prej 13 vjetesh.

Ne nje interviste te marre nga gazetari Massimiliano Nebuloni i Sky Sport 24, Pondrelli ka shpjeguar mbi te gjitha se cfare skuadre kane gjetur ne Appiano Gentile: “Nje grup profesionistesh dhe me nje mentalitet dedikuar punes. Sigursht u eshte dashur pak kohe per tu ambjentuar me metodologjine tone te te punuarit”.

Se sa nevoje kishte ky grup per te punuar ne aspektin atletik e sqaron vete Pondrelli: “Nuk behej fjale per nje skuader qe nuk punonte. Lojtareve, thjeshte u eshte dashur te ambjentohen me nje tjeter metode pune, nje metode e cila ndryshon ne varesi te trajnereve”.

Flasim pak per veshtiresite e fillimit te sezonit pas atij te shkuarit  me shume demtime: “Nuk ishte shume e veshtire, problemi i vetem vinte nga demtimet e gjata si ato qe paten Milito, Zanetti apo Mudingayi dhe qe kane bere qe keta lojtare te mos jene menjehere me grupin. Gjithsesi mendojme ti rekuperojme sa me shpejt te jete e mundur”.

Per Militon, Pondrelli pyetet nese il Principe mund te jete disponibel per Inter-Juventus: “Kjo eshte nje pyetje qe i duhet bere doktorit. Une mund te them qe ka luajtur me Primaveren dhe gjtihashtu te shtunen do te luaje ne miqesoren kundra Luganos per te shtuar minutazhin ne kembet e tij. Diego eshte me mire, i mungon pak zhdervjelltesia por eshte mire. Per ndeshjen me Juventusin te shohim sepse do jete nje vendim i lojtarit, Misterit dhe doktorit”.

Shume vite te kaluar me Walter Mazzarrin i japin te drejte Pondrellit te thote se: “Nga pikevshtrimi profesional eshte nje trajner shum i mire qe nuk le gje te rastesishme, i kujdesshem ne gjithcka, ne 360 grade brenda fushe dhe jashte saj. Besoj qe eshte kjo nje nga sekretet e suksesit te tij. Dikush mund te kete thene qe eshte pikerisht pergatitesi atletik i tij nje nga sukseset? Do te me pelqente te ishte keshtu, por nuk eshte. Fati im dhe te gjithe komponenteve te tjere te stafit eshte qe punojme me te. Ne kemi ardhur ne nje klub prestigjoz dhe punojme me shume stimuj”.

Pyetjes nese eshte me e thjeshte te pergatitesh nje skuader qe nuk i luan kupat i pergjigjet: “Jane dy tipologji te ndryshme te te punuarit. Skuadrat qe kane impenjime gjate javes kane me pak kohe te pergatitin ndeshjet dhe te punojne me shume gjate rekuperimit”.

Ne fund flitet vetem per Interin: “Lojtare te ndryshem te perberjes se ekipit me kane suprizuar me pergatitjen atletike por me mir mos permendim emrat individuale. Me e lehte te stervitesh nje lojtar me fizik si Guarin apo nje si Nagatomo? Me e lehte eshte te trajnosh lojtare qe kane vullnet per te punuar. A mund ta shohim qe ne tetor skuadren ne top forme ? E pamundur nuk eshte asgje, sigurisht skuadra eshte mire fizikisht dhe menderisht, nje faktor shpesh i nenvleresuar. Duhet te vazhdojme te punojme keshtu”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.