Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

975 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Portieri i Dortmund ka dyshime: “Hakimi? Jam shume kurioz se si do ja dale ai ne nje kampionat ku…”

Portieri i Dortmund ka dyshime: “Hakimi? Jam shume kurioz se si do ja dale ai ne nje kampionat ku…”
Inter Club Staff

Ne nje interviste te gjate te dhene per median e famshme gjermane Kicker, portieri i Borussia Dortmund ka folur edhe per Achraf Hakimi.

Ai ka prekur temen e transferimit te tij ne Itali, tek Interi, per te cilen Roman Burki ka disa dyshime ne lidhje me menyren e pershtatjes se lojtarit.

Sipas tij, Hakimi do e kete jo pak te veshtire te ambjentohet me futbollin italian dhe me anen taktike te tij.

“Ai ishte nje arme shume efikase per skuadren tone vitin e kaluar dhe me ka ardhur me te vertete shume keq qe u largua.”

“Achraf na ka ndihmuar te shenojme shume gola, ku ai ne fushe nuk eshte shume refleksiv, por gjithmone reagon me instikt.”

“Ka mbuluar gjithmone mangesite e tij ne lojen mbrojtese duke kryer aksione te rendesishme sulmuese.”

“Nderkohe, nder te tjera, eshte nje personazh shume pozitiv. Nuk mund te jem i nevrikosur me te dhe largimin e tij.”

“Nese fillon e kritikon, te shikon dhe nuk e di as vete se cfare po ndodh. Jam kurioz tani se si do ja dale ne Itali, ku do duhet te punoje me shume ne nivel taktik dhe mbrojtje. Te shohim.”

“Per sa i takon te ardhmes sone, jam i bindur se do e zevendesojme ne menyren e duhur me blerjet e bera dhe lojtaret e rinj qe kemi.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.