Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

722 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Prapaskena: Atletico e xhindosur me Martinez, ai kishte firmosur me ta! Mund te shkojne ne gjykate, por…

Prapaskena: Atletico e xhindosur me Martinez, ai kishte firmosur me ta! Mund te shkojne ne gjykate, por…
Inter Club Staff

Lautaro Martinez, sipas Marca, kishte firmosur nje marreveshje me Atletico Madrid perpara se te rinovonte me Racing dhe perpara se te kishte nje marreveshje me Interin.

A do te jete Lautaro Martinez ne qender te nje ceshtje gjyqesore? Mund te ishte, por nuk do te jete keshtu.

Sipas asaj qe zbulon e perditshmja spanjolle Marca, sulmuesi i ardhshem i Interit kishte zhvilluar vizitat mjekesore dhe kishte firmosur nje marreveshje private me Atletico Madrid ne dhjetor kur klauzola ishte ende vetem 9 milione euro me Racing Avellaneda.

Por kjo marreveshje nuk ishte sigluar nga Fifa, prandaj do te ishte e paperdorshme ne nje ceshtje gjyqesore. Me pas, lojtari ka vendosur qe te rinovoje me skuadren e tij duke firmosur nje kontrate te re me rritje rroge, klauzole dhe kohezgjatje. Keshtu, klauzola qe Atletico donte te paguante ishte trefish me e larte.

“Ende nuk me kane konfirmuar asgje per firmen e tij. E di qe klubi po punon dhe po flet me Lautaron. Shpresoj qe kjo marreveshje te mbyllet sepse ai ka nje te ardhme te madhe”.

As me pak e as me shume por fjalet me lart i ka thene per Lautaron tranjeri i Atletico, Cholo Simeone kur u pyet per nje zevendesues te mundshem te Griezmann rreth tre muaj me pare.

Related image

Por historia nuk shkoi ashtu sic do te donin drejtuesit e Colchoneros sepse me pas hyri ne loje Interi dhe jane dorezuar perpara deshires se lojtarit dhe agjenteve te tij per te veshur bluzen zikalter.

“Ne fakt, klubi i tij e nxori ne ankand. Do e merte kush do te paguante me shume dhe Interi ne ate moment u tregua e gatshme te paguante me shume…”, vazhdon Marca.

Atletico ka nje dokument me firmen e Lautaros por nuk mund ta perdore dot ne rruge gjyqesore. Ka qene nje pune e piset nga ana e agjenteve te lojtarit qe te shtonin edhe presionin tek klubi i tij per ti rritur rrogen kjo marreveshje qe eshte bere nul nga ana ligjore.

Ne fillim pas Atleticos ka qene Borussia Dortmund, por me pas Interi ka qene ajo qe dha goditjen perfundimtare per lojtarin dhe klubi zikalte do te paguaje shume me shume se 9 milione euro sa ka qene klauzola fillestare.

Kesaj radhe sa keq per Atleticon qe ka mbetur e shtangur perpara vendimit te lojtarit. E shtangur dhe e xhindosur.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.