Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,132 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

PRAPASKENA – De Vrij nuk deshironte te luante ndaj Interit, por Inzaghi dhe Tare e detyruan: ja detajet

PRAPASKENA – De Vrij nuk deshironte te luante ndaj Interit, por Inzaghi dhe Tare e detyruan: ja detajet
Inter Club Staff

Ishte nje histori dashurie e mbyllur ne menyren me te keqe te mundshme te dielen. 

Po flasim per hollandezin Stefan De Vrij, lojtarin me te ri te Interit dhe Lazion.

Mbrojtesi qe do te transferohet ne Milano, ka qene nje protagonist absolut ne sezonin e bardhekalterve, por ne fundin e nje ndeshje mjaft te mire, ka shkaktuar nje penallti qe i dhuroi Interit mundesine per te barazuar ndeshjen qe vlente Champions te dielen e kaluar.

Me pas, Interi arriti te shenonte edhe golin e fitores me ane te Matias Vecino qe di dergoi direkt ne kompeticionin me te rendesishem zikalterit.

Ne fund te ndeshjes, lotet e De Vrij ishin lum, i cili per ironi te fatit vitin e ardhshem do te luaje ne Champions League dhe pikerisht tek Interi.

Image result for de vrij lazio inter piange

Ne javen perpara ndesbjes, ishte folur shume nese ai do te luante ose jo: kishte nga ata qe e donin ne fushe por kishte edhe nga ata qe nuk e donin ne fushe.

Ne fund, pas nje diskutimi me Inzaghin, hollandezi zbriti ne fushe per te nderuar bluzen per here te fundit.

Por sipas lajmeve sot, ka dale ne pah nje prapaskene e cila nxirret ne drite nga Leggo.

Ata shkruajne se: “De Vrij nuk deshironte te zbriste ne fushe, ja kishte kerkuar kete gje Inzaghit dhe klubit.”

Image result for de vrij lazio inter piange

“Por, kerkesa e De Vrij eshte marre pak parasysh nga Inzaghi dhe Tare, qe per dite me radhe flisnin cdo dite me te per ta bindur te luante dhe i kerkonin te nderonte bluzen duke e vene ne nje situate te sikletshme.”

Ne fakt, qe perpara transfertes se Crotones, Stefan kishte folur me tranjerin dhe drejtorin sportiv te Lazios, duke i thene se gjendej ne nje pozite jo shume te mire emocionale dhe se ne ndeshjen ndaj Interit nuk do te preferonte te luante.

Por kjo gje eshte marre pak parasysh nga tranjeri dhe nga Tare, te cilet e binden duke e vene ne nje situate te papershtatshme ate dhe duke e detyruar te zbriste ne fushe ndeshjen e fundit…

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.