Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | November 20, 2019

Scroll to top

Top

862 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Prapaskena – Ja pse Interi dhe Juventusi do te ishin super te fituara me nje shkembim Icardi-Dybala

Prapaskena – Ja pse Interi dhe Juventusi do te ishin super te fituara me nje shkembim Icardi-Dybala
Inter Club Staff

Mund edhe t’ju duket si fantamerkato ne pamje te pare, por gjithcka mund te behet realitet kete vere pavarsisht habise se shumices. 

Ne momentin e pare qe doli lajmi, te gjithe mbeshteten idene se do te ishte shume e veshtire por nje shkembim ndermjet Icardit dhe Dybala.

Nga njera ane ishte Interi qe nuk deshironte te dergonte Icardin tek nje skuader rivale si Juventusi plus ne ate kohe kur doli lajmi, Icardi ishte ende kapiten i skuadres.

Ndersa nga ana tjeter ishte Juventusi qe e cileson Dybala si nje futbollist teper te rendesishem edhe pse kete sezon ka pasur nje forme jo shume te mire duke ndihmuar pak ose aspak skuadren e tij: duket se ardhja e Cristiano Ronaldos tek bardhezinjte e ka eklipsuar argjentinasin e talentuar.

Por ne kete moment qe po flasim, Icardi nuk eshte me kapiten i Interit, i ka prishur mardheniet me klubin, skuadren dhe tifozet dhe Interi mund te jete edhe dakort me kete shkembim. E njejta gje mund te vleje edhe per Juventusin qe Icardin e pelqen prej kohesh.

Por gjithesesi, pertej fushes, ekziston nje arsye shume madhore qe do te vinte dakort edhe Interin edhe Juventusin per nje shkembim te tille: ajo eshte ana financiare.

Sipas asaj qe tregon La Repubblica ne faqet e saj sot, te dy skuadrat do te fitonin nga nje shkembim i tille nje super plusvalence per te dy lojtaret: nje plusvalence te padegjuar me pare ne Serie A.

Nese cmimi i shkembimit te tyre do te jete diku tek “100 milione euro”, per Interin keto para do te ishin 100 milione euro plusvalence e paster. Ndersa per Juventusin pak me pak, duke qene se e ka paguar shume tek Palermo ne momentin qe ai u ble. Por mbetet nje shifer e konsiderueshme per te dyja palet.

Prandaj, nese dicka e tille do te ndodhe, nje nga arsyet e shkembimit do te jete edhe plusvalenca e cmendur qe dy skuadrat do te perfitojne. Pastaj, kush jane ata tranjere qe nuk do te preferonin nje si Icardi apo si Dybala ne skuader? 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.