Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

688 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Barcelona-Inter, nga Spanja vjen nje lajm i mire per Interin dhe nje i keq per Barcelonen: Messi mund te mungoje!

Barcelona-Inter, nga Spanja vjen nje lajm i mire per Interin dhe nje i keq per Barcelonen: Messi mund te mungoje!
Inter Club Staff

Lazio sot, Sampdoria te shtunen dhe me pas Barcelona ne Champions ne transferte. 

Por skuadra blaugrane duket se diten e djeshme ka marre nje lajm shume te keq ne ndeshjen e luajtur ne La Liga.

Per kete ka folur Gazzetta dello Sport e cila shpjegon cdo gje me detaje: “Barcelona fitoi, 2-1 ndaj Villareal, por nuk i ka shuar aspak dyshimet per sa i perket formes se tyre.”

“Leo Messi dje luajti ndeshjen e pare te sezonit ne kampionat nga minut e pare pas dy ndeshjeve nga pankina ndaj Dortmund dhe Granada.”

“Por gjithcka zgjati vetem nje pjese: vetem pas 30 minutash loje ai perfundoi pas dy perplasjesh ne pankine duke marre nje masazh muskular ne kofshen e majte.”

“Ai nuk ben pjese prej javesh ne skuadren e Barces per shkak te nje demtimi qe e ka bere te humbase edhe fazen pergatitore por edhe ndeshjet e para te La Liga.”

“Camp Nou diten e djeshme mbajti frymen kur Leo kerkoi zevendesimin, sepse ai i la vendin Dembele sepse nuk ishte aspak mire dhe demtimi muskular me siguri do e lere jashte edhe te merkuren qe vjen.”

“Mesi ndjeu dicka ne kofshe dhe ne e nderruam ne pjesen e dyte per ta ruajtur”, ka thene Valverde i cili ne prag te ndeshjes me Interin ne Camp Nou ka pranuar hapur qe Lionel Messi mund te mungoje sepse nuk eshte akoma mire.”

“Keshtu, nga Spanja diten e djeshme ka ardhur nje lajm i mire per Interin dhe nje lajm i keq per Barcelonen: Messi mund te mungoje.”, shpjegon Gazzetta dello Sport.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.