Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | December 17, 2018

Scroll to top

Top

836 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Premium – Emergjence ne shtepine zikalter: Borja Valero largohet nga stervitja e sotshme sepse…

Premium – Emergjence ne shtepine zikalter: Borja Valero largohet nga stervitja e sotshme sepse…
Inter Club Staff

Ne shtepine zikalter nuk jane aspak te qete. 

Pasi mungesa e Roberto Gagliardinit eshte e sigurt tashme, per Spallettin  ka vetem dhimbje koke duke pare numrin e mesfushoreve.

Por problem tjeter i madh eshte edhe forma e Matias Vecino qe ka dy muaj qe nuk luan si titullar dhe kjo gje u pa edhe ne minutazhin e paket ne transferten e Verones te dielen.

Gjithesesi, lajmet e keqija per Interin per sa i perket mesfushoreve nuk kane te sosur.

Sot ka qene radha e Borja Valero te ndalet.

Nje problem me zorret, ka bere qe spanjolli te largohet me perpara se shoket nga stervitja e paradites ne qendren sportive ne Appiano Gentile ku Interi po pergatitet per ndeshjen ndaj Juventusit.

Borja Valero, kujton Premium Sport, nuk do te stervitet  sot me shoket  e skuadadres ne stervitjen e dyte pasdite dhe mbetet ne balotazh me Matias Vecino per nje vend titullari ne ndeshjen ndaj Juves.

Edhe pse mbetet per tu pare gjendja e tij tashme pas problemit te sotshem  duke pare qe ndeshja eshte vetem tre dite larg.

Nuk dihet ende se cfare ka ndermend te beje Spalletti qe me nje Vecino ne formen e tij me te mire, tekniku zikalter nuk do te kishte shume dyshime per partnerin e Brozovic.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.