Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,990 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Premium-Hernanes pothuajse zikalter. Juventus nuk heq dore nga ideja Vucinic-Guarin. Per Belfodil…

Premium-Hernanes pothuajse zikalter. Juventus nuk heq dore nga ideja Vucinic-Guarin. Per Belfodil…
Donald Elmazi

Nga studiot e Calciomercatos, program i Premium Calcio, kane dale disa te reja mbi rifllimin e tratativave midis Interit dhe Juventusit per shkembimin Vucinic-Guarin. Klubi zikalter po vazhdon te marre presione ne menyre indirekte nga Marotta&Co. Faktoret kryesore jane agjentet, ai i Vucinic dhe ai i Guarin, qe po perpiqen te rimekembin operacionin. Interi nga ana e tij nuk ka asnje qellim te trajtoje me zikalterit, as per shkembimin e dy lojtareve edhe as per vete ish-sulmuesin e Romes: vendimi eshte marre nga vete Thohir. Manjati e ka deklaruar te deshtuar operacionin sepse e konsideron sulmuesin malazez nga kendveshtrimi produktiv duke pare qe eshte jashte projektit qe ai ka ne mendje per te ardhmen e klubit.

Perseri Erick Thohir, gjate dites ka takuar presidentin e Lazios, Claudio Lotito. Mbi tavolinen e tratatives ka qene kartoni i mesfushorit brazilian Hernanes, te cilit po i skadon kontrata dhe Mazzarri e ka kerkuar si perforcim. Tratativa eshte mbyllur pozitivisht dhe lojtari duhet te vije ne Appiano per 12-13 milione plus kartonin e Ibrahima Mbaye aktualisht i dhene borxh tek Livorno. Kalimi ne zikalter i “Profetit” do te zyrtarizohet vetem pasi te qartesohet e ardhmja e Fredy Guarin, tashme i ndare vecmas dhe me deshiren per tu larguar, gjithmone tek Juventus me te cilen ka patur kontakte dhjetorin e shkuar.

Nje tjeter lojtar qe do te vishet zikalter eshte Danilo D’Ambrosio. Operacioni eshte mbyllur per 1,5 milione plus gjysmen e kartonit te Benassit qe ka pranuar destinacionin Granata.

Ne dalje regjistrohet ne fakt Andrea Ranocchia. Mbrojtesi do te shkoje tek Galatasaray ne forme borxhi. Ne Stamboll do te gjeje Mancinin, Champions Leaguen dhe do te kete mundesi te tregoje veten per Boterorin e Brazilit. Pas kesaj shitje Interi mund te tentoje te marre Paolo Cannavaron, tjeter mbrojtes i preferuar nga Mazzarri qe ne kohen kur ishte tek Napoli qe po gjen shume pak hapesira me Benitez.

Ai qe po gjen veshtiresi per te ardhmen e tij eshte Ishak Belfodil. Ne diten e sotme tratativa me QPR ka deshtuar sepse klubi londinez nuk e pranon formen e borxhit te kerkuar nga Interi dhe Parma, klube qe kane pronesine e kartonit te sulmuesit algjerian. Per te nuk perjashtohet nje qendrim tek klubi zikalter apo ndoshta ne Serie A.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.