Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

955 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Premium – Lajme te keqija, Lazios i rekuperohet lojtari me i rendesishem! De Vrij, Alberto dhe Parolo…

Premium – Lajme te keqija, Lazios i rekuperohet lojtari me i rendesishem! De Vrij, Alberto dhe Parolo…
Inter Club Staff

Ndeshja me e rendesishme e sezonit per Interin dhe per Lazion tashme eshte prapa porte. 

Ne 90 minutat e Olimpicos do te diskutohet se kush do te marre nje bilete per Champions 2018-19.

Zikalterit po zhvillojne pergatitjet e tyre ne Appiano, me Miranden dhe Gagliardinin qe jane permiresuar, por nje sy e kane edhe ne shtepine e Lazios.

Pikerisht per kete, ka folur sot Premium Sport:

“Immobile me shume do te jete, se sa nuk do te jete.”

“Me pas, Luis Alberto dhe Parolo do te mungojne me siguri. Lukaku eshte ne dyshim plus pikepyetja e madhe De vrij: do te luaje apo jo?”

“Per Simone Inzaghi dita me e rendesishme per te dhene nje pergjigje per kete dyshim eshte e nesermja ku pritet te vendose formacionin dhe te filloje provat ne qendren sportive te Lazios.”

“Per sa i perket Ciro Immobile, ai po djeg etapat dhe po punon fort qe te jete te dielen ne darke.”

Image result for immobile lazio infortunio

Sipas Premium Sport, demtimi ne kofshen djathte duket se po venitet dhe tani pritet vetem prova e cila eshte me e veshtira, te stervitet ne fushe me shoket e skuadres.

Sulmuesi do te jete keshtu ne fushe kunder Interit por nuk ka cfare te behet per Luis Alberto i cili eshte rikthyer ne Spanje ku ka zhvilluar disa seanca fizioterapie sebashku me Marco Parolon.

Nyja me e madhe per kete Lazio nderkohe mbetet De Vrij. Hollandezi realisht nuk eshte i qete dhe zyrtarizimi i kontrates me zikalterit ka irrituar Lazion. Inzaghi po mediton, do te flase perseri me mbrojtesin qe te heqe cdo hije dyshimi dhe do i jape zgjedhjen per te mos luajtur te dielen ne darke ku nese do te zbriste ne fushe, do te luante kunder te ardhmes se tij.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.