1,074 views
Premium Sport – Gjest i bukur nga Spalletti. I hap dyert tifozeve qe te…
Gjest i bukur ai i Luciano Spallettit sot ne Appiano Gentile.
Duke i pare tifozet jashte dyerve te Pinetinas edhe pas perfundimit te stervitjes, sic raporton Premium Sport, tekniku zikalter ka vendosur qe t’i mirepres ata brenda qendres sportive.
Ai keshtu i dha atyre mundesine per te bere foto dhe gjithashtu iu dha edhe kartolina me dedikime. Qe prej ardhjes se tij te Interi, lidhja me tifozet zikalter ka qene shume e forte. Ai eshte treguar gjithmone shume i dashur me ta ne shenje falenderimi per perkrahjen qe i japin skuadres.