Presidenti i Barcelones flet per Lautaron: “Klauzola e lojtarit te Interit skadon sot? Nuk ka problem, Barcelona nuk ka…”
“A kemi hequr dore nga Lautaro Martinez? Eshte me mire te flasim per kete merkato kur te mbaroje ky sezon.”
“Klauzola e Lautaro Martinez skadon sot? Atehere kjo gje do te thote qe ajo skadon sot dhe kaq. Asgje me shume.”
“Barcelona ka nje kalendar te parafiksuar per operacionet e merkatos qe duhet te beje, do te behen ne kohen e duhur.”
“Ne kete moment ne jemi te perqendruar per te mbyllur sa me mire La Liga dhe Champions League.”
Me keto fjale eshte shprehur presidenti i Barcelones Josep Maria Bartomeu, i pyetur edhe per “El Mon a RAC 1”, dhe nuk ka mbyllur aspak porten per tratativa per sulmuesin e Interit pavarsisht se klauzola e tij skadon sot.
MESSI DHE NEYMAR
Numri nje i Barcelones e ka cilesuar si “pak te mundshem”, nje rikthim te Neymar, “sepse situata e te gjithe klubeve europiane eshte shume e veshtire”.
Por ai ka blinduar edhe Messin: “Ka me ne nje kontrate deri ne 2021 dhe kemi impenjimin e duhur per ta rinovuar ate.”
“Eshte lojtari me i mire i historise dhe duam qe ta mbajme ketu, per kete kam folur me te te shtunen e kaluar. Nuk kam dyshime qe do e mbylle karrieren tek Barcelona.”