Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

328 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Presidenti i Brescias kercenon Serie A dhe te gjitha klubet: rrezikohet gjithcka?

Presidenti i Brescias kercenon Serie A dhe te gjitha klubet: rrezikohet gjithcka?
Inter Club Staff

Massimo Cellino eshte nje uragan i vertete. Presidenti i Brescias, i intervistuar nga Giornale di Brescia nuk perdor terma te ndermjetem por sulmon si Federaten por edhe Lotiton. 

“E perseris, nuk me intereson fare se cfare do te vendoset. Nese vendosin qe te rifilloje Serie A le ta luajne me 19 skuadra sepse Brescia ime nuk zbret ne fushen e lojes.”

“E po jua perseris. Nuk eshte nje provokim aspak. Le te bejne penalizimet qe duan. Le te heqin sa pike te duan. Une marr te gjithe pergjegjesite mbi vete. Por per tu tallur me kete situate, nuk lejoj askend.”

Me pas, ai flet edhe me emra duke vene ne shenjester ne radhe te pare Lotiton dhe me pas Gravinen.

LOTITO – “Po shikoj shume egoizem verdalle dhe shume persona qe po tentojne te perfitojne nga kjo situate me cfare te munden.”

“Lotito deshiron te rikthehet per te luajtur? Gomeret nuk shkojne kurre ne parajse thone ne shtepine time. Une degjoj vetem ata qe jane te denje per tu degjuar.”

“Pastaj, nuk e di nese ai perfaqeson dot Lazion duke pare se ai eshte president komiteti ne Federate. Apo jo?

GRAVINA – “Per mendimin tim duhet te dale me pak ne televizion dhe te kontrolloje me mire klubet. Le te beje nje xhiro ketu ne Brescia.”

“Une nuk dua avantazhe. Nuk kam as frike qe te bie ne Serie B sepse nuk falimentoj dhe ne Serie A ngjitemi perseri. Por le te vije ne Brescia dhe te shohe njehere kamionet me te vdekur cdo dite.”

Kujtojme qe Cellino eshte nje nga presidentet e Serie A qe eshte totalisht kunder rifillimit te kampionatit kete sezon.

Sipas tij, Serie A quhet nje kapitull i mbyllur dhe ai kercenon te mos e hedhe ne fushe Brescian duke bere qe kampionati ne nje fare menyre te deshtoje duke qene se do te mbyllej me 19 skuadra dhe te gjitha klubet qe kane ndeshje me Brescian do te mernin automatikisht 3 pike.

Kjo nuk do te ishte nje levizje ne favor te rifillimit te Serie A por do te hapte shume probleme per te gjithe sepse mund te kete nje reaksion zinxhir edhe tek klubet e tjera.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.