Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

519 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Presidenti i Cagliarit, cfare zbulimi per Barella: “Ju nuk e dini, por ai per Interin ka bere dy refuzime: shume para nga…”

Presidenti i Cagliarit, cfare zbulimi per Barella: “Ju nuk e dini, por ai per Interin ka bere dy refuzime: shume para nga…”
Inter Club Staff

Nje Tommaso Giulini qe ka folur per gjithcka dhe mbi te gjitha eshte kthyer ne te kaluaren kur Barella ka zgjedhur Interin.

Ai ka folur per italianin zikalter per SO Foot, ku ka treguar: “Nicolo ka treguar gjithmone karizme te madhe kur ka luajtur futboll.”

“Eshte nje person shume direkt. I thjeshte dhe me besim te madh te aftesite e tij. Besim qe e tregon edhe me topin ne fushe.”

“Do doja qe te gjithe lojtaret te ishin si puna e tij. Ai ka vlera te medhaa. Ka respekt, eshte familjar, eshte nje sard i vertete.”

“Keto karakteristika une i kam vene re qe ne stervitjen e pare. Kur eshte pare mire nga Gianfranco Zola, lojtari me i madh ne Sardenje, atehere ne smund te themi asgje.”

Nderkohe, ai zbulon se ka qene shume e veshtire te mbahej ne viti ne tij te fundit ne Sardenje ku e kerkoi edhe Atletico Madrid.

“E kerkoi edhe Atletico Madrid. E mori ne telefon direkt Simeone. Kur nje lojtar i Cagliarit merr nje oferte aq te rendesishme, nuk eshte e thjeshte te qendrosh.”

“Eshte akoma me e veshtire te qendrosh dhe te perqendrohesh ne nje realitet si Cagliari mbi te gjitha.”

“Por jo, ai qendroi. Qendroi dhe ka pasur sezonin e tij me te mire me Cagliarin. Ishte natyrale me pas ta linim te largohej te Interi.”

“Aty Antonio Conte e donte me ngulm dhe klubi zikalter kishte ambicje te tjera ndryshe nga tonat ne ate kohe.”

“Ai eshte nje njeri qe do te fitoje gjithmone dhe prandaj zgjodhi edhe Interin, sepse besonte se aty mund et itonte.”

“Te Interi duket me i qete edhe sepse mbase i fiton 80% te ndeshjeve sepse eshte ne nje skuader te madhe.”

“Por Barella e ka dashur Interin qe ne momentin e pare. Ne fillim refuzoi Atleticon dhe me pas edhe Romen.”

“Roma na ofroi me shume para neve dhe me shume para lojtarin. Por cfare beri Barella? I refuzoi menjehere.”

“Ai donte vetem Interin dhe e kishte ndare mendjen. Nese Interi do e mbaje, ai do te behet kapiteni i ardhshem.”

“Eshte nje lojtar qe jep gjithcka per klubin ku luan. Eshte thelbesor per Interin qe tani, imagjinoni kur te rritet edhe me shume.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.