Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | December 14, 2019

Scroll to top

Top

621 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Presidenti i Federates: “Milani i tha jo Interit, nuk deshiron ti ktheje parate tifozeve sepse…”

Presidenti i Federates: “Milani i tha jo Interit, nuk deshiron ti ktheje parate tifozeve sepse…”
Inter Club Staff

Drejtuesi i Federates, Giovanni Malago, komisari i jashtezakonshem i Lega Serie A, ka komentuar mbi polemikat e derbit. 

Ai e ka nisur intervisten e tij me daten e rekuperimit te ndeshjes.

Ja fjalet e Malago:

“Per derbin e Milanos kishte nje rregullore te qarte qe nuk e kam shkruar une dhe qe duhej respektuar. Kete rregullore e kam pranuar une dhe klubet qe ne momentin qe jane pjese e Serie A. Nese klubet do donin te ndryshonin te dyja, mund te ishim dakort, por ndryshe duhet respektuar rregullorja.”

Nderkohe Milani ka zhgenjyer perseri per sa i perket biletave.

 

“Milani nuk ka levizur nga vendimi i saj per ti ofruar tifozeve nje voucher (kupon) me nje ndeshje te Milanit edhe tifozeve te Interit. Zikalterit kane kerkuar rimbursimin por klubi i Milanit i ka thene jo kerkeses se Interit.”

Gazzetta dello Sport shton: “Ne kete pike, tifozet zikalter qe nuk mund te vijne dot ne kete ndeshje, te vetmen mundesi qe kane eshte te shkojne ne nje ndeshje te Milanit nga ato te mbetura kete sezon. Por zikalterit nuk jane ndalur me kaq: ose do i rimbursojne tifozet e tyre ose do i japin mundesine qe parate e biletes ti shpenzojne ne dyqanin e Interit si gift card.”

“Zikalterit nuk kane te bejne fare me punen e biletave ne kete ndeshje, por kane nje detyrim moral ndaj tifozeve.” – e mbyll Gazzetta.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.