Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

298 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

“Presidenti i Fiorentines po tenton te perdore Interin per qellime personale: ja prapaskena per Chiesa.”

“Presidenti i Fiorentines po tenton te perdore Interin per qellime personale: ja prapaskena per Chiesa.”
Inter Club Staff

Nuk eshte nje mister fakti qe Interi eshte shume e interesuar per dy futbolliste te Fiorentines prej muajsh tashme. 

Emrat jane ato te njohurit: mesfushori italian Gaetano Castrovilli, nje emer qe shihet si nje nga endrrat e merkatos per mesfushen nga ana e Interit.

Nderkohe, emri i dyte eshte ai i Federico Chiesa, sulmuesi i krahut te Fiorentines qe ka edhe pretendentet te tjere.

Por me sa duket, Presidenti i Fiorentines deshiron te perfitoje nga e gjithe kjo situtate qe eshte krijuar me interesin e Interit.

Deri me tani, Rocco Commiso eshte treguar i qarte: lojtari i datelindjes 1997, Castrovilli do te qendroje ne Firenze dhe nuk do te largohet ne vere.

Nderkohe, nje diskutim tjeter eshte per Federico Chiesa qe do te largohet nga Fiorentina ne vere.

Keshtu, Commisso eshte vene ne dijeni qe lojtari ka nje marreveshje me Juventusin dhe po tenton qe te fuse Interin ne valle per te rritur cmimin e shitjes se tij tek Juventusi.

Nese do te kishte vetem nje skuader pretendente per te, cmimi do te ishte edhe me i ulet por ai po tenton me te gjitha menyrat qe te hape nje lufte me oferta ndermjet dy klubeve ku i fituari me i madh do te ishte pikerisht ai.

Marotta nga ana e tij ka bere me dije tek Commisso qe lojtari pelqehet nga Interi, por zikalterit nuk do te bejne cmendurira per te dhe nuk do te nisin asnje gare me asnje klub.

Nese ajo marreveshje do te behet, do te behet sipas kushteve te Interit. Kete gje e ka zbuluar e perditshmja italiane, La Stampa.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.