Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

174 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Presidenti i Getafes zbulon: “Ja datat e mundshme kur mund te luhen 2 ndeshjet ndaj Interit.”

Presidenti i Getafes zbulon: “Ja datat e mundshme kur mund te luhen 2 ndeshjet ndaj Interit.”
Inter Club Staff

Tashme duket se ideja e rikthimit te futbollit ne Europe po behet dicka konkrete dhe nuk eshte me vetem nje hipoteze.

Ne fillim futbolli europian u trondit jo pak pasi u anullua kampionati ne Hollande dhe ne France u quajt si i mbyllur perpara kohe.

Por pas dates zyrtare te rikthimit te Bundesliges, tashme edhe Serie A po shpreson te beje te njejten gje me Champions League dhe Europa League gjithashtu gati per te rifilluar.

Direktivat e Uefes jane te qarta, prioritet tek mbyllja e kampionateve kombetare dhe me pas do e kene radhen Kupat Europiane.

Nderkohe, ne nje interviste per Cope, presidenti i Fetafes Angel Torres tregon dy datat per Europa League (ndeshjet me Interin natyrisht te Getafes).

“Do duhet te luajme me 2-3 gusht ne Itali dhe me pas ne daten 6-7 gusht ne Madrid, keshtu eshte vendosur paraprakisht.”

“UEFA ka nevoje qe te programoje edhe kualifikueset. Nese nuk do te ekzistoje mundesia per te luajtur ne te dy stadiumet, atehere do te luhet ne nje fushe neutrale ne Europe.”

“Por jemi ne pritje te te rejave te tjera sepse duke pare situaten, dinamikat mund te ndryshojne nga dita ne dite dhe deri ne gusht ka ende shume kohe.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.