Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

332 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Presidenti i La Liga qeteson Interin per Lautaron: “Ju zbuloj se ne dy sezonet e ardhshme nuk do te shohim me operacione te cmendura ne merkato.”

Presidenti i La Liga qeteson Interin per Lautaron: “Ju zbuloj se ne dy sezonet e ardhshme nuk do te shohim me operacione te cmendura ne merkato.”
Inter Club Staff

Barcelona vazhdo nte jete ne kerkim te Lautaro Martinez, por ai qe frenon ambicjet e katalanasve kundrejt sulmuesit te Interit eshte presidenti i La Liga.

Tebas ka folur per televizionin TAC1 dhe ka thene publikisht se ai perjashton qe te ndodhin ne Spanje goditje kaq te medha dhe ne keto shifra qe perfliten.

“Mendoj se do te kete shume shkembime lojtaresh, por nuk mund te shoh dot te realizohen ato qe lexoj ne gazeta.”

“Neymar, Mbappe apo Lautaro? Do te me pelqente, por situata eshte kjo qe shikoni te gjithe. Te mos mbajme shpresa.”

“Parate ne merkato nuk jane dhe duhet te presim disa kohe sa te dalin keto para. Manchester City, PSG dhe Newcastle mund te mbajne te gjalle merkaton ne nje menyre qe mua nuk me pelqen fare ama.”

“Por nuk mendoj se do te kalojme 800 milione euro blerje ne total kete sezon.”

“Ronaldo? E di qe do te ve kunder tifozet e Real Madrid, por mendoj se largimi i tij nga La Liga ka pasur nje impakt zero ne Ligen Spanjolle.”

“E njejta gje nuk vlen edhe per Messin nese largohet nga BArcelona: nese ai iken, aty do te dukej diferenca.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.