Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

648 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Presidenti i La Liga vazhdon me sulmin ndaj Interit: “UEFA ka frike nga ata. Interi eshte si…”

Presidenti i La Liga vazhdon me sulmin ndaj Interit: “UEFA ka frike nga ata. Interi eshte si…”
Inter Club Staff

Presidenti i La Liga duket se nuk dorezohet me sulmet e tij ndaj Interit. 

Ai njihet si nje mik i afert i Florentino Perez, por askush nuk e dinte ne boten e futbollit se ai do te perfundonte te ishte nje vegel e tij.

Pas fjaleve te perpara disa diteve ku Javier Tebas, as me shume e as me pak, por Presidenti i La Liga sulmoi hapur Interin duke e quajtur “nje klub qe perdor marifete te pista per te arritur qellimet e saj ne merkato dhe qe nuk respekton FPF”, ai sot ka leshuar nje deklarate tjeter.

I intervistuar nga Mundo Deportivo, Tebas rikthehet te sulmoje Interin dhe jo vetem per sa i perket merkatos por edhe per gjera te tjera kesaj radhe.

Ja fjalet e tij:

“Une jam pesimist. Pesimist sepse pertej ketij rasti (sanksionet kunder PSG) nuk e shikoj UEFA-n qe perballet me problemin ashtu sic duhet. Duket sikur ka frike.”

“Demin duhet ta kapesh prej briresh. Ndryshe eshte i pakapshem, te mer perpara.”

“Nuk flasim me vetem per PSG apo City, tani edhe Interi ashtu si e kemi pare ne rastin e Modric eshte si ato.”

“Nuk ka nevoje qe prapa nje skuadre te jete nje shtet i fuqishem, mjafton te jete nje kapital i madh nga prapa dhe mund te arrish gjera.”

“Krijojne inflacion dhe dumping dhe nuk respektojne kompeticionet dhe rregullat ashtu sic jane. Ne ne La Liga po. Kete vit do te punoj shume per kete ceshtje.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.