Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

706 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Presidenti i Milanit, Scaroni: “Interi me pelqen. Jane te medhenj dhe te forte. Bera tifozllik per ta kur…”

Presidenti i Milanit, Scaroni: “Interi me pelqen. Jane te medhenj dhe te forte. Bera tifozllik per ta kur…”
Inter Club Staff

Interi dhe Milani kane nje nga rivalitetet me te hershme ne Itali por edhe nje nder me te bukurat qe ekzistojne ne futbollin boteror. 

Te dyja skuadrat e Milanis vit pas viti kane ditur ama te bashkjetojne ne te njejtin qytet de te ndajne me sukses stadiumin.

Vitet e fundit i kane pare dy skuadrat e Milanos qe te kalojne vite tranzicioni por nderkohe qe per Interin qe po luan ne Champions dhe ndodhet aktualisht ne vendin e trete ne Serie A, nuk mund te thuhet e njejta gje per Milanin qe nga tranzicioni nuk ka dale ende, ka nje skuader jo ne lartesine e duhur dhe veshtire se do te arrije dicka edhe kete sezon.

Ata vijne nga nje menaxhim shkaterrues i kinezeve dhe klubi ne kete moment ka kaluar ne doren e Fondit Elliot per mos pagese kestesh nga ana e Mr. Lee.

Gjithesesi, tani presidenti i Milanit eshte nje tifoz i njohur, Paoli Scaroni i cili ne nje interviste per Gazzetta dello Sport eshte rrefyer se nuk ka aspak antipati per Interin por perkundrazi, ka simpati.

Ja fjalet e tij per Gazzetta dello Sport qe tifozeve te Milanit nuk i ka pelqyer aspak:

“Derbin e radhes une dua ta fitoj, por kur Interi nuk eshte kundershtari yne ne fushe, nuk kam ndonje veshtiresi ti pranoj ata dhe te bej edhe tifo per ta.”

“Kunder Tottenham per shembull une isha nje tifoz i tyre. Me pelqen Interi sepse eshte i madh, i fuqishem dhe i forte.”

“Por per te qene anti-Juve ne kete moment te gjithe duhet te kene dicka me shume.”

“Me Marotten nuk ka pasur asnjehere ndonje tratative, e kishim zgjedhur administratorin tone delegat. E njejta gje vlen edhe Paratici: e kam takuar vetem nje here, ne stadium.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.