
Presidenti i Santos: “Gabigol mund te qendroje gjate. Tek kontrata me Interin ka nje klauzole qe…”
Numri nje i klubit brazilian ka dhene nje lajm qe nuk pritej per nje klauzole ne kontraten e Gabigol.
Aventura 2.0 e Gabigol tek Santos ka nisur ne menyren me te mire te mundshme.
Braziliani i ri ka shenuar 4 gola ne 4 ndeshjet e tij te para ne rikthimin ne Brazil me bluzen e Santos.
Por me pas Gabigol e harroi per pak kohe nuhatjen e golit, madje duke mare edhe nje karton te kuq ne ndeshjen e fundit te luajtur ndaj Nacional ne Copa Libertadores.
Por nga sa behet me dije tek Santos, duket se jane te gjithe te kenaqur per rendimentin e lojtarit.
Kete gje e ka pranuar numri nje i klubit kariok.
Presidenti i Peixe, Jose Carlos Peres ka folur per te ardhmen e sulmuesit te datelindjes 1996, ne huazim tek klubi brazilian nga Interi deri ne fund te 2018.
“Nuk eshte e pamundur qe ai te rrije me shume kohe tek ne. Mund te qendroje edhe nje vit tjeter ne huazim. Ka nje klauzole ne kontraten e tij qe nese te dyja palet jane dakort, ne mund ta zgjasim kontraten e huazimit edhe per nje vit”, ka deklaruar Peres per Globoesporte.