Presidenti i Santos: “Gabigol? Nese pranon oferten e Interit atehere jemi gati te mbyllim tratativen. Po presim…”
E ardhmja e Gabigol do te sqarohet perfundimisht ne javet e ardhshme kur perfaqesuesit e tij, te perbere nga familja dhe agjenti i tij, duhet te japin nje pergjigjje definitive.
Santos eshte i gatshem ta shes te klubi i pare qe ploteson kerkesen ekonomike te paleve dhe Interi me nje oferte prej 25 milione euro ka permbushur keto kerkesa. Zikalterit kane kaluar konkurrencen e Juventus – tjeter klub i interesuar per Gabigol – dhe tani vetem duhet pritur per te kuptuar me shume rreth tratatives.
Per te konfirmuar gjithcka ka qene presidenti i Sao Paolos, Modesto Roma, qe per mikrofonat e fcinter1908.it ka thene: “Konfirmoj qe Santos ka oferten e Interit dhe tani presim te gjithe nje vendim nga ana e lojtarit dhe familjes se tij. Varet shume nga ata, pra nese ata japin pelqimin e tyre ne do te nisin nje tratative definitive me Interin per te mbyllur. Nese do te zhbllokohet pas Olimpiades? Me shume mundesi po, po presim te gjithe”.